Ndërtuesit: Rritet me 30% kërkesa për apartamente në bregdet, 40% e blerjeve nga të huaj
Kërkesa për blerje apartamentesh në këtë periudhë kryesohet nga tregu i shitblerjeve të pronave në bregdet.Ndërsa në Tiranë, sipas Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, kërkesa për apartamente është e njëjtë krahasuar me vjet.
Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Erjon Harizi, tha për “Monitor” se krahasuar me vjet, kërkesa për prona në bregdet është rritur me 20 deri në 30% krahasuar me vitin e kaluar. Ndër zonat më të preferuara për blerje të pasurive të paluajtshme është Vlora, Palasa dhe Saranda.