“Po falimentojmë”, tregtarët në Vlorë: Viti më i zi, tregu bosh! Hamë bukë e presh

Muaji janar konsiderohet si muaji më i varfër për sa i përket fuqisë blerëse në tregun e Vlorës. Krahasuar me muajin dhjetor në prag fundviti, qarkullimi i mallit në muajin janar lë shumë për të dëshiruar, por pavarësisht kësaj tregtarët flasin për shifra relativisht të ulëta krahasuar dhe me vitet e kaluara duke e cilësuar Janarin si muajin më të vakët. E ndërkohë që situata sa vinë e vështirësohet për tregtarët, çmimet rriten gradualisht dhe si rrjedhojë fuqia blerëse vazhdon të pësojë rënie.