Taravari zbulon postet që do kenë shqiptarët në qeverinë e re të RMV
Në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët do të udhëheqin me 6 ministri dhe me kryetarin e Kuvendit, bëri të ditur për Radio Televizionin e Kosovës, Arben Taravari nga koalicioni VLEN.
“Besoj që njërën prej tre funksioneve kryesore të shtetit, respektivisht kryetari i parlamentit do të vazhdoj të jetë shqiptar dhe numër i konsiderueshëm i ministrave, posaçërisht aty ku kemi ekspert ne si parti të VLEN-it do t’i vendosim. Besoj se përfaqësimi aty do jetë i dinjitoz, me njerëz profesionist”, tha ai.