Si rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë
21-vjeçari nga Sri Lanka nuk priste të dërgohej në vijën e frontit në Ukrainë, kur nënshkroi kontratën me Ministrinë ruse të Mbrojtjes. Për mundësinë për t`iu bashkuar ushtrisë ruse kishte dëgjuar nga një bashkëkombas nga Sri Lanka. Ai i kishte thënë, se nëse do të shërbente për një vit në ushtri, ai dhe prindërit e tij do të merrnin nënshtetësinë ruse. "Ai më tha, se nuk dërgohesh në front, por shërben vetëm si ndihmës”, thotë i riu. Kështu në muajin shkurt ai vendosi të nënshkruante shpejt një kontratë dhe mori menjëherë rreth 2000 dollarë. Atij iu premtua një pagë mujore prej 2.300 dollarësh plus disa përfitime shtesë.