BIRN: “Inceneratori” i Fierit kthehet në një bombë ekologjike
Projekti që synonte të shpëtonte bashkitë e qarkut Fier nga mbetjet tani është kthyer në një vatër ndotjeje për banorët e fshatit Vërri, të cilët e kundërshtuan me forcë ndërtimit të tij.Në një intervistë televizive në maj 2023, pasi kishte siguruar një fitore të thellë në zgjedhjet vendore, kryeministri Edi Rama i cilësoi si parëndësi shqetësimet e ngritura për ndërtimin e inceneratorë të mbetjeve, duke theksuar që nuk fakti nëse ato incenerojnë apo jo është një ‘histori shumë banale e thënë dhe e stërthënë.’