Lidhje


Dosjet Epstein: Si do të kthehet ishulli i Sazanit në qendër pedofilie për Europën

 

Ishulli i Sazanit, një nga territoret më të izoluara dhe strategjikisht më të ndjeshme të Shqipërisë, del të ketë hyrë shumë më herët nga sa mendohej në vëmendjen e rrjeteve ndërkombëtare të lidhura me Jeffrey Epstein. Sipas një rrëfimi të detajuar të ish-analistes së inteligjencës amerikane Sibel Edmonds, që prej vitit 2016 Sazani është identifikuar si territor potencial për projekte të mbyllura elitare, të ngjashme me enklavat private që Epstein dhe rrethi i tij kishin eksploruar në pjesë të tjera të botës, larg syrit të publikut dhe jashtë kontrollit real shtetëror.

 

Në deklarimet e saj, Edmonds thekson se interesi fillestar për Sazanin nuk kishte lidhje me turizmin klasik apo zhvillimin ekonomik, por me krijimin e hapësirave të izoluara, me akses të kufizuar dhe regjim të kontrolluar, ku ligji funksionon sipas marrëveshjeve private dhe jo sipas sovranitetit të plotë shtetëror. Ky model, sipas saj, është karakteristik për mënyrën se si Epstein dhe bashkëpunëtorët e tij identifikonin territore “të përshtatshme” për aktivitete të errëta, të mbështetura nga diskrecioni politik dhe institucional.

 

Në këtë rrjet përmendet si figurë kyçe Sultan Ahmed Bin Sulayem, drejtues i gjigantit portual global DP World, emër që del i lidhur me Epstein përmes komunikimeve të publikuara ndërkombëtarisht. Sipas Edmonds, përfshirja e bin Sulayem nuk lidhej thjesht me investime infrastrukturore, por me eksperiencën në menaxhimin e zonave të mbyllura strategjike, ku kontrolli i hyrje-daljeve dhe i territorit është thelbësor për funksionimin e enklavave private.

 

Po ashtu, në këtë skemë përmendet edhe Erik Prince, themeluesi i kompanisë famëkeqe Blackwater, i njohur për operimin e strukturave të sigurisë private në zona konflikti dhe territore gri ligjore. Sipas rrëfimit, roli i figurave të tilla nuk ishte dytësor: projekte të këtij lloji kërkonin siguri private jashtë kornizës tradicionale shtetërore, një model që Epstein e kishte përdorur edhe më herët në ishuj privatë dhe prona të izoluara në juridiksione të dobëta.

 

 Rrëfimi e vendos Shqipërinë në një kontekst më të gjerë gjeopolitik dhe institucional, duke e përshkruar si një vend me institucione të brishta, korrupsion të lartë dhe histori të përdorimit të hapësirave periferike për veprimtari të paligjshme, elementë që, sipas Edmonds, e bënin territorin veçanërisht tërheqës për struktura transnacionale që kërkonin mbulim politik dhe mungesë transparence. Në këtë kuadër, Sazani përshkruhet si një aset ideal: ishull ish-ushtarak, i izoluar, me akses të kufizuar dhe me potencial për t’u riformatuar publikisht si investim turistik luksoz.

 

Sipas saj, ajo që sot prezantohet si projekt prestigjioz zhvillimi është kulmi i një procesi të gjatë dhe të heshtur, ku territori fillimisht identifikohet, më pas sigurohet në nivel politik dhe institucional, dhe në fund legjitimohet përmes investimeve civile dhe narrativës së zhvillimit ekonomik. Ky mekanizëm, sipas Edmonds, është përdorur edhe në vende të tjera, duke zhvendosur vëmendjen publike nga fazat e hershme të planifikimit dhe qëllimet reale të projekteve.

 

Megjithëse deklaratat e ish-analistes amerikane nuk shoqërohen me dokumente zyrtare publike që lidhin drejtpërdrejt Epstein me Sazanin, ato mbështeten mbi modele të përsëritura veprimi, rrjete komunikimi dhe figura që shfaqen vazhdimisht në dosjet Epstein, duke ngritur dyshime serioze mbi mënyrën se si territore strategjike në vende të vogla përfshihen në skema globale me interesa të errëta. Në këtë këndvështrim, Sazani nuk shfaqet më thjesht si një projekt turizmi, por si një çështje e hapur sigurie, transparence dhe sovraniteti, që kërkon përgjigje të qarta publike.

XS
SM
MD
LG