Ish gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi v.rasjen e gazetarit Saimir Kodra, k.rimi do të kryhej nga grupi Çopja

SPAK doli me njoftim zyrtar për megaoperacionin e zhvilluar këtë të hënë. Pas hetimit të SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktoi masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyrë gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë. Sipas dosjes, ish gjyqtarja e arrestuar Pajtime Fetah ka porositur bandat e Elbasanit për të goditur dhe eliminuar fizikisht drejtuesin e Emisionit Stop, gazetarin Saimir Kodra, i cili ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin e organizuar si dhe vendimet e saj korruptive.