Merz shkel mbi instituconet Europiane: Netanjahu do të vizitojë Gjermaninë pa frikën se do të a.rrestohet nga Haga
Të hënën, pas fitores së zgjedhjeve parlamentare, kryetari i CDU-së Friedrich Merz ishte në humor shumë të mirë para gazetarëve në selinë e partisë në Berlin. Merzi pritet të bëhet kancelari i ri federal, ndoshta me SPD-në si partner koalicioni. Ndaj 69-vjeçari ka marrë urime të shumta nga mbrëmja e së dielës dhe gjatë natës, siç ka treguar. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ishte mes atyre që e uruan.