Prindërit e 16 vjeçares që u vetëvra në Gjirokastër: Na tha si do duroj 6 orë në klasë?!
Shtëpia është bosh për prindërit e Irsa Muçollarit. Pikëpyetjet se çfarë e çoi 16-vjeçaren në vetëvrasje të hënën e shkuar kanë përgjigje të pazbuluara ende, veçse vërtiten në mendjet e tyre dyshime për bullizmin në shkollë. Mamaja e Irsës, Mirela Muçollari thotë: “Do më mbetet peng tërë jetën dhe në kokën time kam vetëm ‘PSE? PSE?’. Kush ma mërziti kaq shumë dhe nuk e kuptoi asnjë njeri? Ne e donim aq shumë. Unë për atë jetoja për atë punoja! Të gjesh fëmijën kur vjen nga puna në atë gjendje. I dhashë frymë, nuk e shpëtova!”.