Gjermania përjashton normalizimin e marrëdhënieve me Sirinë, pasi disa shtete të BE-së bëjnë thirrje për rivlerësim
Gjermania ka përjashtuar normalizimin e marrëdhënieve me Sirinë pasi tetë shtete të Bashkimit Evropian (BE) kanë kërkuar një rivlerësim të strategjisë ndaj Damaskut, transmeton Anadolu.Një letër e fundit nga shtetet e BE-së drejtuar shefit të politikës së jashtme të bllokut evropian, Josep Borrell, “së fundmi stimulon një proces reflektimi për të shqyrtuar efektivitetin e instrumenteve të BE-së në politikën e Sirisë”, duke theksuar se gjithmonë janë “të hapur ndaj procesit të reflektimit”.“Por ajo që është gjithashtu e qartë është se regjimi sirian aktualisht po bllokon çdo përparim në procesin politik në përputhje me Rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe vazhdon të kryejë krimet më të rënda të të drejtave të njeriut kundër popullatës së tij në baza ditore dhe për aq kohë sa ky është rasti, nuk mund të përpiqemi realisht për normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sirian”, thuhet në letër.
Javën e kaluar, ministrat e jashtëm të Austrisë, Kroacisë, administratës së Qipros Greke, Greqisë, Italisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë i bënë thirrje bllokut evropian të “rishqyrtojë dhe vlerësojë” qëndrimin dhe politikën ndaj Sirisë, ku filloi një luftë civile në vitin 2011.
Duke theksuar se një reformë e tillë e politikës “do të na lejonte të rrisim fuqinë tonë politike dhe efektivitetin e ndihmës sonë humanitare” në Siri, ministrat e jashtëm propozuan 10 fusha, të përshkruara në një dokument jozyrtar të veçantë, që duhet të diskutohen “hapur dhe pa paragjykim”.
Fusha të tjera për eksplorim thuhet se përfshijnë një shkëmbim strategjik me partnerët arab, zhvillimin e mëtejshëm të mekanizmave humanitar si pjesë e qasjes së rimëkëmbjes së hershme të BE-së, adresimin e efekteve negative të padëshiruara të sanksioneve të BE-së dhe lehtësimin e kushteve për kthimin e refugjatëve në Siri.
Sipas ministrit të jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg, i cili është një nga nënshkruesit e letrës, "ne duhet të pranojmë se politika jonë për Sirinë nuk është moshuar mirë" pas 13 vitesh të konfliktit të vazhdueshëm në Siri midis Bashar Al-Assadit dhe grupeve opozitare.
“Sado i hidhur që të jetë, me ndihmën e Iranit dhe Rusisë regjimi i Assadit mbetet i vendosur në shalë, opozita siriane është e fragmentuar ose në mërgim krejtësisht, BE-ja nuk mund të mbyllë më një sy ndaj këtij realiteti”, tha Schallenberg./AA