Lidhje


Ushtari i Veliajt që del në përgjime dhe ish spiun i sigurimit, Ilir Yzeiri, kallzohet penalisht

Ilir Yzeiri, gazetari që është parë të lëvizë sa majtas e djathtas, ka publikuar sërish në mediat e Carlo Bollinos, propagandës së Erion Veliajt dhe të paguara nga inceneratorët, shqiptarja.com, një shkrim denigrues për gjyqtarin Engert Pëllumbi.

 

Në fakt Ilir Yzeiri del dhe në përgjimet e raportuara në media të kryebashkiakut Erion Veliaj nga burgu, ku shfryn në telefonata me vëllanë, zonjën etj. gjithçka kërkon të bëjë kundër drejtësisë për ta liruar në Apel.

 

Dhe shkrimi i Ilir Yzeirit duket të jetë në vazhdën e këtyre shfryrjeve të kryebashkiakut të Tiranës, që në fakt u pasuan nga shfryrjet e Ilir Yzeirit me denigrim dhe qëndrime aspak etike ndaj një gjyqtari për shkak të paraqitjes së tij të jashtme.

 

Kallëzohet penalisht ushtari i Veliajt që del në përgjime

Ilir Yzeiri është kallëzuar penalisht nga “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” në Prokurorinë e Tiranës dhe pritet që së shpejti të nisin dhe hetimet për të.

 

"Diaspora për Shqipërinë e Lirë" e ka cilësuar shkrimin e Yzeirit si akt flagrant diskriminimi, cenimi të dinjitetit njerëzor dhe sulm ndaj pavarësisë së pushtetit gjyqësor.

 

DPSHL ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për të mbrojtur integritetin e institucioneve gjyqësore.

 

Kërkesa e plotë e DSHPL

KËRKESË PUBLIKE / KALLËZIM PENAL
“Në Mbrojtje Të Dinjitetit, Pavarësisë së Gjyqësorit dhe Parimeve Kushtetuese”
DREJTUAR:
• PROKURORISË SË RRETHIT GJYQËSOR TIRANË
• KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR (KLGJ)
• KOMISIONERI PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI (KMD)
• AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE (AMA)
• UNIVERSITETI “ALEKSANDËR XHUVANI”
• GAZETA SHQIPTARJA
Diaspora për Shqipërinë e Lirë (DPSHL) shpreh shqetësimin e saj të thellë për shkrimin e botuar në Gazetën Shqiptarja më 14 mars 2025, të titulluar: “Ilir Yzeiri: Fushatë me hijen e burgut”.
Linku: https://shqiptarja.com/.../ilir-yzeiri-fushateme-hijen-e...
Ky shkrim përbën një akt flagrant diskriminimi, cenimi të dinjitetit njerëzor dhe sulm ndaj pavarësisë së pushtetit gjyqësor. Përveçse përdor një gjuhë denigruese dhe fyese ndaj një gjyqtari të sistemit shqiptar të drejtësisë (z. Engert Pëllumbi, gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar), ky shkrim paraqet një goditje të rëndë për themelet e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
DPSHL kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për të mbrojtur integritetin e institucioneve gjyqësore dhe për të vënë para përgjegjësisë autorët e këtij akti të papranueshëm për një shtet të së drejtës.
Shkeljet Kushtetuese dhe Ligjore
1. Shkelja e Nenit 18 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, që garanton barazinë para ligjit dhe ndalon çdo formë diskriminimi. Shkrimi përmban një sulm personal dhe përçmues ndaj një gjyqtari mbi bazën e pamjes së tij dhe të aspekteve të tjera jorelevante për ushtrimin e detyrës së tij.
2. Shkelja e Nenit 145 të Kushtetutës, që garanton pavarësinë e gjyqësorit dhe ndalon çdo ndërhyrje apo ndikim mbi vendimet e gjykatave, duke theksuar se: “Ndërhyrja në veprimtarinë e gjykatave ose të gjyqtarëve passjell përgjegjësi sipas ligjit.” Sulmet publike të tilla synojnë të delegjitimojnë vendime gjyqësore dhe të përhapin mosbesim ndaj drejtësisë.
3. Shkelja e Nenit 22 dhe 17 të Kushtetutës, mbi kufizimet e lirisë së shprehjes kur ajo bie ndesh me të drejtat e tjera kushtetuese, përfshirë mbrojtjen e dinjitetit dhe reputacionit të individëve dhe institucioneve.
4. Shkelja e Nenit 120 të Kodit Penal (Shpifja), që ndalon publikimet që cënojnë dinjitetin e personave nëpërmjet shpifjes dhe fyerjes publike.
5. Shkelja e Nenit 318 të Kodit Penal (Fyerja e Gjyqtarit), nen i cili sanksionon se:
Neni 318: Fyerja e gjyqtarit apo anëtarëve të trupit gjykues, prokurorit, avokatit ose anëtarit të arbitrazhit, për shkak të veprimtarisë së tyre në një çështje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.
Ky shkrim dëmton rëndë dinjitetin e gjyqtarit, institucionet e drejtësisë, si dhe cënon rëndë rendin kushtetues.
KËRKESAT E DPSHL
Duke pasur parasysh shkeljet e mësipërme, DPSHL kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për të marrë masa të plota ndaj këtij rasti flagrant:
1. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë - të nisë menjëherë hetimet penale ndaj autorit të këtij shkrimi (Ilir Yzeiri) për shkeljet penale të kryera, përfshirë “Shpifja” publike (Neni 120 i Kodit Penal), dhe “Fyerja e Gjyqtarit” (Neni 239 i Kodit Penal). Në një shtet demokratik dhe të së drejtës, askush nuk mund të përdorë median si një mjet shpifje, fyrje, linçimi dhe delegjitimimi të sistemit gjyqësor për interesa politike apo personale. Hetimi i plotë dhe ndëshkimi i përgjegjësve do të shërbente si një precedent i rëndësishëm për mbrojtjen e demokracisë dhe pavarësisë së gjyqësorit.
2. Gazeta Shqiptarja - të heqë menjëherë këtë shkrim nga publikimi dhe të kërkojë falje publike për lejimin e gazetës për kryerjen e një vepre peale ndaj një gjyqtari të Republikës së Shqipërisë, si dhe për nxitjen e një diskursi të rrezikshëm që minon besimine publikut te sistemi i drejtësisë.
3. Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) – për këtë vepër penale, të marrë masa disiplinore dhe të gjobisë Gazetën Shqiptare, pasi publikimi i një shkrimi të tillë përbën vepër penale dhe një shkelje të rëndë të standardeve etike dhe ligjore të gazetarisë. Ligji për Median dhe Komunikimin Elektronik ndalon publikimet që cenojnë integritetin e institucioneve shtetërore dhe nxisin diskriminim.
4. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) – të marrë masa administrative ndaj gazetës dhe autorit të shkrimit, duke shqyrtuar publikimin e këtij materiali si një akt diskriminimi dhe cenim të të drejtave të njeriut, në përputhje me Ligjin Nr. 10221/2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”.
5. Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) të bëjë një deklaratë publike – kundër kësaj vepre penale, për të mbrojtur pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe reputacionin e gjyqtarëve, duke paralajmëruar se çdo tentativë për intimidim apo presion publik ndaj gjykatësve në ushtrimin e detyrës së tyre, do të mbrohet sipas ligjit.
6. Universiteti “Aleksandër Xhuvani” – të pezullojë menjëherë marrëdhëniet e punës me shkruesin e këtij shkrimi, si autor i kësaj vepre penale deri në përfundim të gjykimit – si dhe duke marrë masa disiplinore të menjëhershme për këtë vepër penale që përbën njëkohësisht edhe shkelje të rëndë të etikës profesionale, që bie ndesh me parimin e mosdiskriminimit dhe cenon rëndë dinjitetin njerëzor.
Përfundim
Sulmet e tilla publike ndaj pushtetit gjyqësor nuk janë thjesht çështje etike apo mediatike, por përbëjnë vepra penale dhe kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. DPSHL kërkon veprim të menjëhershëm nga institucionet e lartpërmendura, për hetimin e kësaj vepre penale, si dhe për shkeljet administrative dhe etike të rënda, dhe thekson se nëse nuk merren masa brenda një kohe të arsyeshme, do të kërkojë ndërhyrje nga organizatat ndërkombëtare dhe institucionet e BE-së për të garantuar standardet demokratike në vend.
Ne nuk mund të lejojmë që Shqipëria të shndërrohet në një hapësirë ku drejtësia dhe integriteti i gjyqtarëve të sulmohen pa asnjë pasojë.
Në pritje të një reagimi të menjëhershëm,
Diaspora për Shqipërinë e Lirë/ CNA

XS
SM
MD
LG