31 vite më parë, Abdi Baleta ngrinte të njëjtin alarm për marrëveshjen me SHBA: “Mos e votoni derr në thes”
Parlamenti miratoi sot, mes tensioneve dhe pa votat e opozitës, marrëveshjen e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes. Debati nuk u përqendrua vetëm te përmbajtja e saj, por edhe te procedura e ndjekur, pasi opozita kundërshtoi shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar, duke argumentuar se një marrëveshje me rëndësi strategjike nuk mund të kalojë pa një debat të plotë parlamentar.