Sunday, 31 August 2025 09:26
“Po na vendosin gjoba pa qenë fare në ato vende” - Ky ka qenë pretendimi i një qytetari i cili një ditë më parë denoncoi publikisht se është gjobitur nga Rrugorja në Tepelenë, ndërkohë që automjeti i tij rezultonte në një tjetër vend nga ai që ishte shënuar në fletën e gjobës.
Pas këtij denoncimi, ka reaguar Policia:“Policia Rrugore Gjirokastër në vijim të kontrolleve intensive me dron dhe me radar, me qëllim sigurinë rrugore, më datën 26.08.2025, kanë instaluar radarin automatik në aksin rrugor "Tepelenë-Krahës" në vendin e quajtur "Lapidari", Mogila, ku në orën 15:34, është konstatuar automjeti tip "Volksëagen Tiguan", duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara. Meqënëse radari është automatik, punonjësi i Policisë në përfundim të shërbimit, ka plotësuar masat administrative bazuar në pamjet filmike të rregjistruara nga radari automatik. Drejtuesi i automjetit në rast kontestimi, Policia Rrugore do ti vendos në dispozicion pamjet filmike dhe orën e konstatimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Read more ...