Ibn Batuta, eksploruesi i madh
Ibn Batuta (1304 – 1369), ishte një udhëtar, eksplorues dhe dijetar i Marokut. Gjatë një periudhe prej tridhjetë vjetësh nga 1325 deri në 1354, ai vizitoi pjesën më të madhe të Afrikës së Veriut, Lindjes së Mesme, Afrikës Lindore, Azisë Qendrore, Azisë Jugore, Azisë Juglindore, Kinës, Gadishullit Iberik dhe Afrikës Perëndimore.
Ibn Batuta lindi në Marok dhe u nis për udhëtimet e tij në moshën 21 vjeçare nga qyteti i tij i lindjes për të kryer haxhin ose pelegrinazhin në Mekë. Ai ishte i etur të mësonte më shumë për tokat e largëta dhe synonte aventurën. Askush nuk e dinte se ai nuk do të kthehej më në Marok për gati tre dekada që prej asaj dite të nisjes për në Meke.
Megjithatë, ndryshe nga shumë pelegrinë, etja e Ibn Batutës për aventura dhe njohuri e shtyu atë të vazhdonte të udhëtonte përtej qytetit të shenjtë për gati tre dekada.
Gjatë eksplorimeve të tij, Ibn Batuta mori role dhe përgjegjësi të ndryshme, si gjykatës (kadi), diplomat dhe këshilltar, të cilat e lejuan atë të fitonte njohuri për shoqëritë dhe kulturat me të cilat binte në kontakt.
Shpirti i tij aventuresk dhe kurioziteti për të eksploruar toka dhe kultura të reja i dhanë titullin e një prej udhëtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Rrëfimi i tij në librin "Rihla" që do të thotë "Udhëtimi" është burimi i vetëm i aventurave të Ibn Batutës.
Ai udhëtoi më shumë se çdo eksplorues tjetër në historinë paramoderne, duke arritur gjithsej rreth 73,000 milje, duke tejkaluar Zheng He me rreth 31,000 milje dhe Marco Polon me 15,000 milje. Udhëtimet e Ibn Battutës mbuluan një zonë gjeografike shumë më të gjerë se ato të Marco Polos dhe Christophor Columbus. Ndryshe nga Marco Polo, i cili u përqendrua kryesisht në tregti dhe biznes dhe Kristofer Kolombo, i cili kishte një axhendë më kolonialiste, udhëtimet e Ibn Batutës u nxitën nga një kuriozitet dhe interes i vërtetë për të eksploruar toka dhe kultura të reja.
Rrëfimet e Ibn Batutës për udhëtimet e tij kanë pasur shumë ndikim në formësimin e të kuptuarit tonë për botën mesjetare dhe vazhdojnë të studiohen nga historianët dhe studiuesit sot.
Burimi: Udhëtimet e Ibn Battutës, AD 1325–1354, H.A.R. GIBB DHE C.F. Beckingham.