Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në drejtësi
Në Shqipëri, Delegacioni i Bashkimit europian reagoi ndaj nismës së propozuar javën e shkuar nga kryeministri Edi Rama për një cikël të ri reformash të thella të cilat do të duhet të kenë në fokus mirëqeverisjen, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit. Më herët, kreu i Delegacionit, ambasadori Silvio Gonzato, kishte dhënë një vlerësim të përgjithshëm mbi idetë e hedhura nga zoti Rama.
Në një deklaratë të shpërndarë të hënën pasdite Delegacioni shprehet se “mirëpret çdo nismë për të çuar më tej proceset e arritjeve të reformave të Shqipërisë për qeverisjen e mirë, shtetin e së drejtës dhe antikorrupsionin, duke u mbështetur te reformat dhe arritjet e mëparshme, si dhe në përputhje me parimin kushtetues të kontrollit dhe balancimit”.