A po hyn mardhënia SHBA-Izrael në një fazë të re?/Kryeministri izraelit Netanyahu anulon vizitën e diplomatëve në SHBA për shkak të votimit në OKB

Kryeministri Benjamin Netanyahu anuloi një vizitë të planifikuar në Uashington nga një delegacion i lartë izraelit, në shenjë proteste ndaj abstenimit të SHBA në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të së hënës, i cili kërkon një armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Zyra e Netanyahut tha se abstenimi i SHBA-së dëmtoi luftën e Izraelit kundër Hamasit dhe përpjekjet për lirimin e pengjeve të mbajtura në territor. "Kjo i jep Hamasit shpresë se presioni ndërkombëtar do t'i lejojë ata të pranojnë një armëpushim pa lirimin e të rrëmbyerve tanë," tha Netanyahu, duke anuluar largimin e një delegacioni që do të nisej për konsultime në Uashington.