Rusia arreston 11 persona, përfshirë 4 të përfshirë në sulmin në sallën e koncerteve

Kreu i Shërbimit Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB), Alesandr Bortnikov, e ka njoftuar presidentin Vladimir Putin se janë arrestuar të paktën 11 persona, përfshirë katër të përfshirë në sulmin e mbrëmshëm në një sallë koncertesh në rajonin e Moskës, transmeton Anadolu. Sipas Kremlinit, Bortnikov ka theksuar se FSB-ja po punon për identifikimin e bazës së bashkëpunëtorëve të autorëve të sulmit terrorist në sallën e koncerteve Crocus City.
Komiteti Hetues i Rusisë bëri të ditur se katër autorë të sulmit të mbrëmshëm janë arrestuar në rajonin kufitar Bryansk derisa ishin drejtuar për në Ukrainë