Erdogan/ Të shmangen hapat që do të kërcënonin më tej sigurinë dhe stabilitetin e rajonit

Turqia dhe Irani janë dakord për rëndësinë e shmangies së hapave që do të kërcënonin më tej sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, tha sot presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu. “Ne diskutuam nevojën për t’i dhënë fund sulmeve çnjerëzore të Izraelit ndaj Gazës dhe për të ndërmarrë hapa urgjentë drejt vendosjes së një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha Erdoğan në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij iranian Ebrahim Raisi pas takimit të tyre në Ankara. Të dy presidentët gjatë takimit kanë shkëmbyer mendime edhe për zhvillimet e fundit në Palestinë, Siri, Irak, Afganistan dhe Kaukazin e Jugut, njoftoi Erdoğan.