Çfarë po e përçan Zelenskyn dhe ushtrinë ukrainase

Kur Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022, ukrainasit u rreshtuan për t’iu bashkuar forcave të armatosura, në një shpërthim patriotizmi që frymëzoi botën perëndimore dhe sfidoi pritshmërinë e Moskës. Tani, dy vjet më vonë, midis luftës së tmerrshme nëpër llogore, mungesës së përparimit në fushëbetejë dhe pasi kanë vdekur apo janë plagosur dhjetëra mijëra ushtarë, dëshira e madhe për t’u regjistruar në ushtri është duke u shuar qartazi.