Lidhje


Qeveria e përkohshme siriane do t’i rrisë pagat me 400%

Ministri i Financave në Siri, Mohammed Abazeed, ka thënë të dielën se Qeveria e përkohshme do t’i rrisë pagat për 400 për qind në sektorin publik në muajin tjetër, pas kompletimit të ristruktimeve nëpër ministri, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe llogaridhënies.

 

Kjo rritje, që besohet se do të kushtojë 127 milionë dollarë, do të financohet nga burimet ekzistuese shtetërore, si dhe një kombinim i ndihmës rajonale, investimeve të reja, dhe përpjekjeve për të pasur qasje sërish në asetet siriane të ngrira jashtë shtetit.

Read more ...


Mjekja neonatale, Thabat Salim, u v.ra nga I.zraeli në një s.ulm në qendër të Gazës

Ngushëllime janë shprehur për një mjeke neonatale palestineze pas vrasjes së saj në një sulm izraelit në Gazan qendrore. Thabat Saleem, e cila punoi si vullnetare në Spitalin e Martirëve al-Aksa, u vra në një sulm në një shtëpi në kampin e refugjatëve Nuseirat gjatë bombardimeve natën e së hënës.

 

Spitali ku punonte 30-vjeçarja Saleem njoftoi vdekjen e saj, duke shkruar: “Menaxhmenti dhe stafi në Spitalin e Martirëve al-Aksa vajtojnë vdekjen e koleges tonë me krenari dhe nder, Dr Thabat Salim, e cila ra dëshmore si pasojë e Agresionit [Izraelit], Zoti e bekoftë dhe pranoje si martire”.

Read more ...


Bleu heshtjen e aktores së filmave për të rritur 10 mijë $, gjykata jep vendimin për Trump 10 ditë para se të betohet si President

Një gjykatës në Nju Jork ka vendosur që më 10 janar të shpallë vendimin për presidentin Donald Trump në lidhje me skandalin ku është përfshirë aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniels.

 

Njoftimi vjen vetëm 10 ditë përpara inaugurimit të tij si president më 20 janar. Gjykatësi Juan Mercan hodhi poshtë kërkesën e Trump për të pushuar çështjen për shkak të fitores së tij në zgjedhjet presidenciale. Ai tha gjithashtu se Trump mund të paraqitet në gjykatë ose personalisht ose virtualisht.

Read more ...


Afro 1.000 xhami të d.ëmtuara nga s.ulmet i.zraelite në Gaza

Gati 1.000 xhami janë dëmtuar në sulmet izraelite në Rripin e Gazës vitin e kaluar, thanë sot autoritetet palestineze, transmeton Anadolu.Në një deklaratë, Ministria e Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare tha se 815 objekte myslimane të adhurimit janë shkatërruar plotësisht dhe 151 të tjera janë dëmtuar pjesërisht.

 

Ministria tha se 19 varreza dhe tri kisha janë shkatërruar gjithashtu në luftën gjenocidale të Izraelit në Gaza në vitin 2024.

Read more ...


Zgjidhet misteri: U zhduk para 52 vitesh, gjendet shëndosh e mirë gruaja në Britani

Një grua që ishte zhdukur 52 vite më parë është gjetur gjallë dhe shëndosh, pasi policia publikoi një fotografi të turbullt si pjesë e një thirrjeje publike, duke zgjidhur një nga rastet më të gjata të personave të zhdukur në Britani, shkruajnë mediat britanike, transmeton Gazeta Metro.

 

Sheila Fox, tani 68 vjeç, u zhduk nga Coventry në vitin 1972 kur ishte 16 vjeçe. Në atë kohë, policia e West Midlands tha se ajo po jetonte me prindërit e saj dhe mund të kishte qenë në një lidhje me një burrë. Policia deklaroi se po e mbanin çështjen të hapur, duke besuar se ajo mund të ishte zhvendosur nga zona.. Të dielën, policia e West Midlands nisi një apel të ri për të ndihmuar në gjetjen e Fox, duke publikuar një fotografi të saj nga koha e zhdukjes në faqen e tyre të internetit dhe rrjetet sociale.

Read more ...

XS
SM
MD
LG