Kryediplomati i ri sirian paralajmëron vizitën e tij të parë në Turqi
Ministri i ri i Jashtëm i Sirisë, Asaad al-Shaibani njoftoi se nesër do të bëjë vizitën e tij të parë zyrtare në Türkiye, raporton Anadolu. "Për të përfaqësuar Sirinë e Re, ne do të bëjmë vizitën tonë të parë zyrtare nesër në Republikën e Türkiyes", njoftoi Shaibani në një postim në X.
Ai gjithashtu theksoi mbështetjen e madhe të Türkiyes për sirianët, duke thënë se Ankaraja "asnjëherë nuk e ka braktisur popullin sirian gjatë katërmbëdhjetë viteve të fundit".Në Türkiye ndodhen më shumë se tre milionë sirianë që u larguan nga lufta civile në 2011.