Lidhje


I.zraeli kërkon të legjitimojë s.ulmet që ka kryer në Siri me rrëzimin e regjimit Baath

Izraeli vazhdon të paraqesë pretendime të ndryshme për të legjitimuar sulmet ajrore që i ka kryer ndaj Sirisë pas rrëzimit të regjimit Baath, transmeton Anadolu. Ushtria izraelite rriti sulmet ajrore kundrejt Sirisë pas rrëzimit të regjimit Baath dhe familjes Asad. Sipas lajmeve në shtypin e vendit, ushtria izraelite dje dhe sot në mëngjes ka kryer dhjetëra sulme ajrore ndaj Sirisë. Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, bëri vlerësime për gazetarët lidhur me rendin e ditës kryesisht për zhvillimet në Siri.

Read more ...


Muhamed Beshiri do të jetë kryeministri i ardhshëm i Sirisë

Mbledhja me dyer të mbyllura për përcaktimin e kalimit të pushtetit në duart e opozitës ka përzgjedhur inxh. Muhamed Beshirin për kryeministër të ardhshëm të vendit. Vendimi erdhi pas mbledhjes së zhvilluar mes komandantit të operacioneve ushtarake Ahmed Sherait, Muhamed Beshirit dhe ish-kryeministrit në regjimin e rrëzuar Muhamed Xhelalit, për një kalim të qetë të pushtetit dhe për të shmangur trazirat e panevojshme.
 
 
Inxh. Muhamed Beshiri ka kryesur Qeverinë e Shpëtimit që ka drejtuar zonat e sunduara nga opozita gjatë viteve të fundit. Ai është bir i qytetit të Idlibit. Ka lindur në vitin 1983 dhe është diplomuar në Universitetin e Halebit (2007) për inxhineri elektrike dhe elektronike dhe gjithashtu në Universitetin e Idlibit (2021) në degën e sheriatit dhe të jurispundencës. Ka mbajtur postin e ministrit në Ministrinë e Zhvillimit dhe Çështjeve Humane (2022) dhe më pas ka kryesuar Qeverinë e Shpëtimit në Idlib.

Read more ...


SHBA-ja: Kemi vepruar në angazhim të plotë me Turqinë lidhur me zhvillimet në Siri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) deklaruan se kanë vepruar në angazhim të plotë me Türkiyen për zhvillimet në Siri dhe se këto kanë pasur efekte konstruktive, transmeton Anadolu. Një zyrtar i lartë amerikan bëri deklarata për gazetarët me kusht që emri i tij të jetë anonim.

 

Duke u shprehur se nën dritën e zhvillimeve në Siri, fokusi kryesor është te një "Siri e re" dhe largimi nga regjimi i Asadit, zyrtari theksoi se të gjithë duhet të bëjnë përpjekje intensive për një Siri më të mirë.

Read more ...


Përshkallëzim dramatik | S.ulmet ajrore i.zraelite shënjestrojnë magazinat e a.rmëve të forcave të ish regjimit në fshatin Kalamun

Provinca Rif Dimashq: Avionët luftarakë izraelitë ekzekutuan sulme të reja ajrore, duke synuar depot e armëve të forcave të ish regjimit në malet e zonës Kalamoun në Rif Dimashq.

 

Aktivistët e SOHR kanë raportuar se kanë dëgjuar shpërthime të forta dhe kanë parë shtëllunga tymi në vendet e shënjestruara. Megjithatë, deri më tani nuk raportohet për viktima.

Read more ...


Ushtria Kombëtare e Sirisë çliron Munbixhin nga organizata t.erroriste PKK/YPG e mbështetur nga SHBA

Ushtria Kombëtare Sirisë çliroi Munbixhin e pushtuar nga organizata terroriste PKK/YPG e mbështetur nga SHBA-ja, duke pastruar folenë më të madhe të terrorit në perëndim të Lumit Eufrat, raporton Anadolu. Në kuadër të operacionit ushtria e pastroi nga terrori qytezën Ureima dhe fshatin Um Dadat, duke hyrë në linjën veriore dhe perëndimore të Manbixh dhe e mori nën kontroll. Kështu opozita ushtarake e pastroi folenë më të madhe të terrorit në perëndim të Lumit Eufrat.

 

Munbixh ishte foleja më e madhe e terroristëve në perëndim të lumit Eufrat, e cila ishte e pushtuar nga organizata terroriste e mbështetur nga SHBA-ja për vite me radhë. Vazhdojnë punimet e kërkimit për mina dhe kurthe në qytet.

Read more ...

XS
SM
MD
LG