Lidhje


Zelenskyy: Deri në fund të nëntorit, Ukraina do të zhvillojë një plan veprimi për paqe

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy deklaroi se nuk do të mund t'u japin përgjigje thirrjeve për armëpushim nëse Rusia vazhdon sulmet e saj në territorin e vendit të tij dhe se ata si Ukrainë do të zhvillojnë një plan veprimi për paqen deri në fund të nëntorit, transmeton Anadolu.

 

Në një intervistë për televizionin publik japonez NHK, Zelenskyy tha se mbështetja për Ukrainën dhe presioni ndaj Rusisë duhet të vazhdojnë për një përfundim të drejtë të luftës."Durimi, mbështetja (për Ukrainën) dhe presioni diplomatik (për Rusinë), këta janë tre faktorët për një përfundim të drejtë të luftës. Nëse SHBA-ja dhe vendet evropiane ruajnë unitetin, kjo do të krijojë presion shtesë dhe do t'i tregojë Moskës se nuk ka asnjë shans", tha presidenti ukrainas.

Read more ...


Rebelët e Malit pretendojnë fitore të madhe ndaj ushtrisë dhe mercenarëve rusë

Një koalicion separatist kryesisht Tuareg ka fituar një fitore të madhe ndaj ushtrisë së Malit dhe aleatëve të saj rusë pas tre ditësh luftimesh intensive në një zonë në kufirin me Algjerinë. "Forcat tona fshinë me vendosmëri këto kolona të armikut të shtunën," tha në një deklaratë Mohamed Elmaouloud Ramadane, zëdhënës i aleancës së Kornizës së Përhershme Strategjike për Paqe, Siguri dhe Zhvillim (CSP-PSD) të dielën. "Një sasi e madhe pajisjesh dhe armësh u kapën ose u dëmtuan”, dhe të burgosurit u morën, thuhet në deklaratë, duke shtuar se shtatë rebelë u vranë dhe 12 u plagosën në luftimet në distriktin Tinzaouatene. Sundimtarët ushtarakë të Malit, të udhëhequr nga koloneli Assimi Goita, morën pushtetin në vitin 2020 dhe iu drejtuan Wagnerit të Rusisë, grupit mercenar për ndihmë pas dëbimit të forcave franceze në vitin 2022.

Read more ...


Turqia: Fundi i Netanyahut do të jetë i njëjtë si fundi i Hitlerit

Ministria e Jashtme e Turqisë ka deklaruar se "fundi i Netanyahut gjenocidal do të jetë ashtu si fundi i Hitlerit gjenocidal", transmeton Anadolu.Në një deklaratë të bërë nga ministria theksohet se "ashtu si nazistët gjenocidalë që dhanë llogari, edhe ata që përpiqen të shkatërrojnë palestinezët do të japin llogari. Njerëzia do të qëndrojë me palestinezët".Në deklaratën ku theksohet se Izraeli nuk do të mund t'i shkatërrojë palestinezët, shtohet: "Edhe fundi i Netanyahut gjenocidal do të jetë ashtu si fundi i Hitlerit gjenocidal".

Read more ...


Kisha Ortodokse Ruse reagon për atë që ndodhi në hapjen e Lojërave Olimpike në Paris

Kisha Ortodokse Ruse tha se të krishterët u ofenduan në hapjen e Lojërave Olimpike në Paris, kryeqytetin e Francës, duke theksuar se një "kulturë e bazuar në përjashtimin e zotit" është në rritje në Evropë, transmeton Anadolu.

 

Nënkryetari i Departamentit të Komunitetit dhe Marrëdhënieve me Median e Kishës, Vakhtang Kipshidze, reagoi ndaj rishfaqjes së "Darkës së Fundit", ku profeti Isa ishte përshkruar si "drag queen" (burrë i veshur me rroba të grave dhe i grimuar) si dhe ndaj ngjarjeve tjera në hapjen e Lojërave Olimpike Paris 2024.

Read more ...


Netanyahu shtyn evakuimin e 150 fëmijëve të plagosur dhe të sëmurë nga Gaza për në EBA

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shtyrë evakuimin e 150 fëmijëve palestinezë të plagosur dhe të sëmurë nga Rripi i Gazës për në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për trajtim, transmeton Anadolu.

 

"Një grup fëmijësh të sëmurë nga Gaza duhej të niseshin për në EBA nëpërmjet Izraelit të hënën, por pas incidentit në Majdal Shams, kryeministri Netanyahu urdhëroi një shtyrje të nisjes të tyre", njoftuan mediat izraelite.

Read more ...

XS
SM
MD
LG