Lidhje


Musk në kabinetin e Trump, presidenti: Kush nuk e do Elon, le të dalë jashtë!

Anëtarë të kabinetit të Donald Trump janë mbledhur për herë të parë të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, në prani edhe të këshilltarit miliarder të presidentit, Elon Musk.

 

Mes zyrtarëve spikat prania e sekretarit të Shtetit, Marco Rubio; atij të Mbrojtjes, Pete Hegseth; sekretares për sigurinë e Brendshme, Kristi Noem dhe prokurorja e përgjithshme Pam Bondi. Në fjalën e tij, Trump ka mbrojtur praninë e Musk.

Read more ...


The Guardian: Koalicioni shqiptar, mes emrave për drejtimin e qeverisë së re gjermane

Agjencia gjermane e lajmeve “Deutsche Presse – Agentur” ka përjashtuar mundësinë që koalicioni i ri në Gjermani mes CDU/CSU dhe socialdemokratëve të njihet si “koalicioni i madh” apo GroKo, siç njihej në kohën e Angela Merkelit.

 

Kjo për shkak se dy grupet nuk janë më të mëdhatë në Bundestag, për shkak se Alternativa për Gjermaninë (AfD), tani është grupi i dytë më i madh përpara SPD-së, pas zgjedhjeve të së dielës.

Read more ...


Sulme të reja | Avionët luftarakë i.zraelitë kryejnë një seri s.ulmesh ajrore në pozicionet ushtarake të ushtrisë siriane në Rif Dimashq dhe Daraa

Forcat ajrore izraelite kryen katër sulme ajrore në selinë e Divizionit të Parë që ka tanke ushtarake. Për më tepër, shpërthime u dëgjuan në Ezrae për shkak të sulmit izraelit në Brigadën 112 në fshatin Daraa.

 

Avionët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore mbi pozicionet në kufijtë midis Sirisë dhe Libanit në Juroud Al-Naby përballë qytetit Sarghaya në Rif Dimashq. Kjo ndodhi pasi një dron izraelit kreu një sulm ajror duke synuar një pozicion në kufijtë midis Sirisë dhe Libanit në zonën Jurod Al-Naby përballë qytetit Sarghaya në Rif Dimashq, ku dy persona të paidentifikuar u vranë në sulm.

Read more ...


L.ezbike, e martuar me emigrante e me dy fëmijë/ Kush është liderja e AfD-së, Alice Weidel?

AfD-ja e kapërceu sërish veten në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Gjermani: Partia e ekstremit të djathtë, së cilës i druhen aq shumë forcat politike të main-stream ka marrë revanshin, duke çimentuar tashmë pozitat si forcë e dytë në parlamentin e ri.

 

Liderja e saj, Alice Weidel megjithatë, është për New York Times, një miks kontradiktash: Udhëheqësja e Alternativës për Gjermaninë, një parti me bindje të thella nacionaliste dhe kundër emigrantëve, në fakt vetë është e martua me një grua të lindur në Sri Lanka, ka dy fëmijë dhe jeton në Zvicër.

Read more ...


Inteligjenca turke kap në Siri një nga autorët e sulmit terrorist në vitin 2013

Agjencia Kombëtare e Inteligjencës turke (MIT) kapi në Siri terroristin Temir Dükancı, një nga autorët e sulmit terrorist ku humbën jetën 53 persona në rajonin Reyhanlı në qytetin Hatay të Türkiyes në vitin 2013.

 

Sipas informacioneve të marra nga burime të sigurisë, MIT identifikoi se Dükancı i cili ka ndihmuar në sjelljen e eksplozivëve të përdorur në sulmin terrorist në Türkiye nga deti dhe sigurimin e automjeteve për transportin e eksplozivëve, ndodhej në Siri.

Read more ...

XS
SM
MD
LG