Lidhje


Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë godet Indonezinë 

 

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.4 ballë goditi brigjet e Indonesisë lindore mëngjesin e së enjtes, duke shkaktuar panik te banorët, dëme materiale dhe humbjen e jetës së një personi.

 

Lëkundja sizmike u regjistrua në Detin Moluccas, në një thellësi prej rreth 35 kilometrash, sipas United States Geological Survey. Pas tërmetit, autoritetet lëshuan një paralajmërim për cunami, pasi u raportuan valë deri në 75 centimetra në disa zona, por alarmi u hoq më vonë.

 

Në qytetin Manado, banorët dolën me vrap nga shtëpitë dhe ndërtesat në panik. Një grua 58-vjeçare, Siti Rohayati, rrëfeu momentet e frikshme kur tërmeti goditi gjatë mëngjesit.

 

“Nuk dija çfarë të bëja. Po përpiqesha vetëm të shpëtoja familjen time”, tha ajo, duke shtuar se prioriteti i saj ishte siguria e fëmijëve.

 

Sipas autoriteteve të kërkim-shpëtimit, një person humbi jetën pasi një ndërtesë u shemb në Manado, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. Ekipet emergjente janë në terren dhe po verifikojnë raportet për të lënduar të tjerë.

 

Pas tërmetit kryesor, zona u godit nga dhjetëra lëkundje pasuese, njëra prej të cilave arriti magnitudën 5.9 ballë. Autoritetet në Jakarta konfirmuan se aktiviteti sizmik mbetet i lartë.

 

Qendra e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor paralajmëroi fillimisht për rrezik valësh të rrezikshme deri në 1,000 kilometra nga epiqendra, duke përfshirë brigjet e Indonezisë, Filipineve dhe Malajzisë.


Koreja e Jugut në krizë nafte - Presidenti propozon 17 miliardë dollarë shtesë

 

Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung i ka kërkuar parlamentit të miratojë një buxhet plotësues prej 17.3 miliardë dollarësh për të shmangur kërcënimin e sigurisë energjetike. Koreja e Jugut është goditur rëndë nga kriza energjetike në Lindjen e Mesme, një rajon nga i cili importohet 70% e naftës së saj.

 

“Edhe nëse lufta mbaron nesër, do të duhet një periudhë e konsiderueshme kohore që objektet e shkatërruara të infrastrukturës energjetike në Lindjen e Mesme të restaurohen dhe furnizimet të funksionojnë po aq mirë sa më parë”, tha Lee Jae Myung.

 

Ai theksoi se kjo situatë konsiderohet kërcënimi më i keq për sigurinë energjetike dhe po trondit ekonominë globale. Presidentin Korean shtoi se pasiguria për shkak të mosdijes se kur do të përfundojë kjo situatë ka një ndikim të rëndësishëm negativ në ekonomi.

 

Qeveria e Koresë së Jugut ka vënë një limit mbi çmimet e karburantit dhe ka kufizuar eksportin e naftës, një nënprodukt i naftës që përdoret në prodhimin e plastikës, ndërsa po shqyrton mundësinë e vendosjes së kufizimeve ndërsa çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm.

 

Lee tha se buxheti prej 17.3 miliardë dollarësh do të financohet nga tregu i fortë i aksioneve dhe industria e gjysmëpërçuesve e vendit, së bashku me fondet qeveritare.


Trump thotë se do “të mbarojë punën” në Iran, për “dy-tri javë” të tjera luftë

 

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se pret që lufta me Iranin të përmbyllet brenda “dy apo tre javësh”.

 

Ai i bëri këto deklarata teksa nënshkroi një urdhër ekzekutiv në Shtëpinë e Bardhë më 31 mars. Trump tha po ashtu se “Franca dhe shtete të tjera”, sikurse Kina, duhet “të mbrohen vetë” sa i përket kalimit të Ngushticës së Hormuzit, që praktikisht është mbyllur nga Irani në shenjë hakmarrje për sulmet amerikane dhe izraelite që kanë nisur ndaj Iranit më 28 shkurt.

 

“Ne i kemi goditur fort. Ne kemi eliminuar shumë prej të çmendurve të radikalizuar përgjatë ngushticës”, pretendoi ai, duke shtuar se “brenda dy javësh, ndoshta tre, ne do të largohemi” nga rajoni.

 

Edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, së voni ka përsëritur disa herë se është çështje javësh, e jo muajsh, përmbyllja e konfliktit me Iranin.

 

Presidenti Trump tha se “ne po negociojmë aktualisht me ta”, duke shtuar se “ne kemi parë ndryshim të regjimit, edhe pse regjimi nuk ishte një prej qëllimeve të mia”.


Teherani dhe Uashingtoni kanë dërguar mesazhe të përziera lidhur me përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit.

 

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, në një intervistë për Al Jazeera të transmetuar më 1 prill tha se “nuk po zhvillohet” asnjë negociatë me SHBA-në dhe se Teherani “nuk i është përgjigjur” planit të raportuar të Uashingtonit prej 15 pikash për përfundimin e luftës.

 

“Ne kemi pranuar mesazhe nga amerikanët, disa të drejtpërdrejta, disa përmes miqve tanë në rajon, dhe ne do t’iu përgjigjemi këtyre mesazhe kurdo që të jetë e nevojshme”, tha ai.

 

“Nuk ka bazë për negociata [me SHBA-në]”, tha ai, duke shtuar se sigurisht disa mesazhe janë këmbyer drejtpërdrejt me të dërguarin e posaçëm amerikan, Steve Witkoff.


Plani amerikan, sipas raportimeve, përsërit kërkesat e Uashingtonit që Irani të çmontojë objektet e tij bërthamore, të kufizojë kapacitetet e tij raketore dhe të ndalë mbështetjen për forcat aleate në rajon.

 

Jozyrtarisht, Teherani i është përgjigjur ashpër planit me 15 pika të Uashingtonit, duke thënë se kushtet e SHBA-së janë të tepruara dhe se do t’i japë fund luftës kur të vendosë vetë dhe nëse plotësohen kushtet e tij, duke këmbëngulur se ka të drejtë të zhvillojë programin e tij të raketave balistike.


SHBA heq sanksionet ndaj presidentes së Venezuelës, Delcy Rodriguez

 

Departamenti i Thesarit i SHBA-së ka hequr sanksionet e vendosura më parë ndaj presidentes së përkohshme të Venezuelës, Delcy Rodriguez.

 

Shtypi amerikan raporton gjithashtu se administrata e Presidentit aktual të SHBA-së, Donald Trump, e konsideron bashkëpunimin me palën venezueliane konstruktiv.

 

Rodriguez, e cila më parë shërbeu si Zëvendëspresidente e Venezuelës, u betua zyrtarisht dhe filloi detyrat e saj si kreu i përkohshëm i shtetit më 5 janar.

 

Më 3 janar, Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara kishin nisur një sulm të suksesshëm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës. Ai vuri në dukje se Presidenti Nicolas Maduro dhe gruaja e tij Cilia Flores ishin kapur dhe larguar nga territori i Venezuelës.

 

Dy ditë më vonë, më 5 janar, udhëheqësi venezuelian dhe gruaja e tij u paraqitën në gjykatë në Nju Jork për t’u përballur me akuzat. Ai u deklarua i pafajshëm, duke shtuar se ishte ende president i vendit të tij. Gjykata amerikane lejoi zyrtarët konsullorë të vizitonin Venezuelën.

 

Seanca e dytë dëgjimore në rastin e Maduros dhe gruas së tij u zhvillua më 26 mars 2026, në gjykatën federale në Nju Jork, e kryesuar nga gjyqtari Elvin Hellerstein.


Ushtria iraniane: Lufta do të vazhdojë deri në dorëzimin e përhershëm të armikut

 

Forcat e armatosura të Iranit thonë se lufta do të vazhdojë deri në “dorëzimin dhe pendimin e përhershëm të armikut”.

 

Në komentet që hedhin më shumë dyshime mbi pohimet e Donald Trump se konflikti do të përfundojë brenda disa javësh, një zëdhënës i ushtrisë së Iranit paralajmëroi për sulme të mëtejshme.

 

Ata paralajmëruan SHBA-në dhe Izraelin për “veprime më shkatërruese, më të gjera dhe shkatërruese” në një deklaratë të raportuar nga agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim.

XS
SM
MD
LG