Hungaria nis hetimet për ish-ministrin e Jashtëm Szijjártó, në fokus marrëdhëniet e tij me Rusinë
Kryeministri hungarez Peter Magyar tha dje se autoritetet kanë nisur një hetim zyrtar mbi marrëdhëniet e ngushta të ish-ministrit të Jashtëm Péter Szijjártó me Rusinë. Detajet e hetimit nuk janë publikuar sepse ato lidhen me materiale dhe dokumente konfidenciale shtetërore nga fusha e politikës së jashtme.