Rusia pranë rikthimit olimpik: sportistët rusë mund të garojnë në Los Angeles 2028
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të Rusisë në sportin olimpik, duke pezulluar përkohësisht ndalimin ndaj Komitetit Olimpik Rus dhe duke i hapur rrugë pjesëmarrjes së sportistëve rusë në garat kualifikuese për Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”. Vendimi nuk nënkupton ende rikthim të plotë me flamur, ngjyra kombëtare dhe himn rus; kjo çështje, sipas IOC, do të vendoset më vonë.