Erdogan dhe Rutte kapen dorë për dore në Samitin e NATO-s, fotoja merr vëmendje publike
Një fotografi e publikuar nga Presidenca e Turqisë gjatë Samitit të NATO-s në Ankara ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe mediave ndërkombëtare. Në imazh shfaqen Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, teksa ecin dorë për dore gjatë takimit.