U gjet i plagosur pas të shtënave në zyrën e tij, ndërron jetë vëllai i ish-ministrit të Jashtëm turk
Biznesmeni Aydın Çavusoglu, vëllai i ish-ministrit të Jashtëm dhe deputetit të AKP-së në Antalia, Mevlut Çavusoglu dhe presidentit të klubit Alanyaspor, Hasan Çavusoglu, humbi betejën e tij 12-ditore për jetën.