Borrell: Është bërë i pamundur dërgimi i ndihmave humanitare në Gaza
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha se fundjava e kaluar ishte një nga ditët më të përgjakshme në Gaza dhe se është bërë i pamundur dërgimi i ndihmave humanitare në rajon, transmeton Anadolu.
Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së u takuan në Luksemburg për takimin e tyre të fundit para samitit që do të mbahet më 27-28 qershor. Në takimin që do të drejtohet nga Borrell, ministrat do të diskutojnë për mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, situatën në Gaza dhe Liban dhe zhvillimet e fundit në Gjeorgji.