SHBA-ja dhe Izraeli bien dakord për shpërbërjen e "infrastrukturës sulmuese të Hezbollahut"
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin dhe ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, në bisedën e tyre telefonike ranë dakord që "infrastruktura sulmuese e Hezbollahut duhet të shpërbëhet", transmeton Anadolu. Sipas deklaratës me shkrim nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon), Austin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij izraelit Gallant. Në bisedë Austin dhe Gallant vlerësuan zhvillimet në fushën e sigurisë dhe operacionet e Izraelit.
Austin konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për "të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje". Të dy zyrtarët ranë dakord gjithashtu se duhet të "çmontohet infrastruktura sulmuese" e Hezbollahut përgjatë kufirit për ta parandaluar atë që të nisë "sulme të stilit të 7 tetorit (2023)" kundër Izraelit.