Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mbajnë stërvitjen e dytë vjetore të forcave ajrore në Xinjiang

Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po zhvillojnë stërvitjen e dytë vjetore të përbashkët të forcave ajrore në rajonin Xinjiang, transmeton Anadolu.Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Kinës, stërvitja vjetore e përbashkët e trajnimit "Mburoja e Skifterit-2024" midis forcave ajrore kineze dhe të EBA-së ka vazhduar në provincën veriperëndimore Xinjiang që nga fundi i qershorit dhe do të zgjasë deri në fund të korrikut.
Trajnimi midis dy forcave ajrore synon "të rrisë mirëkuptimin dhe besimin e ndërsjellë, të thellojë shkëmbimet dhe bashkëpunimin, të përmirësojë bashkëpunimin strategjik dhe të arrijë qëllimet dhe pritjet e përbashkëta të të dyja palëve", tha sot ministria.