Lidhje


Kharkivi sulmohet me breshëri raketash, Zelensky: Ndihmoni Ukrainën siç po ndihmoni Izraelin

Rusia ka sulmuar me qytetin e Kharkivit në lindje të Ukrainës me një sasi të jashtëzakonshme raketare. Sipas informacioneve ukrainase, bombat ranë në një zonë banimi. Mësohet se të paktën dhjetë persona janë plagosur.Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy nënvizoi nevojën për më shumë ndihmë nga mbështetësit perëndimorë të Ukrainës. Ai vuri në dukje sulmin e Iranit ndaj Izraelit si një shembull i aleatëve që punojnë së bashku.Ai tha se për të ndaluar sulmet ruse, "Ukraina duhet të marrë ndihmën e nevojshme dhe më e rëndësishmja, e mjaftueshme nga bota, nga partnerët tanë.Çdo lider e di saktësisht se çfarë duhet bërë. Është e rëndësishme të jesh vendimtar," tha Zelensky në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Read more ...


Kina kundërshton shkeljen e sovranitetit të Libanit nga I`zraeli

Kina tha se kundërshton shkeljet e sovranitetit, sigurisë dhe integritetit territorial të Libanit si dhe hapat që nxisin "antagonizmin" dhe përshkallëzojnë tensionet. Pekini është "thellësisht i shqetësuar" për trazirat në Lindjen e Mesme, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze, duke komentuar operacionet tokësore të ushtrisë izraelite në Libanin jugor, të cilat u pasuan nga sulmet raketore të Iranit kundër Izraelit.

 

"Kina i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht vendeve të mëdha me ndikim, të luajnë rol konstruktiv dhe të shmangin trazirat e mëtejshme", tha zëdhënësi në një deklaratë.Kina, thuhet më tej, beson se luftimet e zgjatura në Gaza janë shkaku kryesor i raundit të ri të trazirave në Lindjen e Mesme dhe të gjitha palët duhet të punojnë urgjentisht për një armëpushim "gjithëpërfshirës" dhe "të qëndrueshëm".

Read more ...


35 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, Gjermania feston Ditën e Bashkimit

Festimet e sivjetshme për Ditën e Bashkimit Gjerman zhvillohen në Shverin (Schwerin), në kryeqytetin e landit lindor Mecklenburg-Pommerani. Kryeministrja e landit Manuela Schwesig (SPD) tha se "Ne festojmë me të gjithë Gjermaninë”.

 

Dita e Bashkimit Gjerman është një ditë shumë e veçantë për të gjithë tha Schwesig, duke kujtuar guximin e atyre që dolën në rrugë për demokraci dhe liri në RDGJ në vitin 1989."Ne kemi privilegjin e madh të jetojmë në liri, paqe dhe demokraci". - tha ajo. Gjermania Lindore dhe ajo Perëndimore ishin të ndara për 45 vjet me radhë

Read more ...


Rusia: Ukraina mbrëmë sulmoi territorin tonë me 113 dronë

 

"Mbrëmë u parandalua përpjekja për sulm terrorist të regjimit të Kievit kundër objektivave në territorin e Federatës Ruse me UAV të tipit avion", tha Ministria ruse e Mbrojtjes Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se Ukraina ka sulmuar territorin rus me 113 mjete ajrore pa pilot (UAV), transmeton Anadolu.

 

Në deklaratën e ministrisë ruse lidhur me sulmin thuhet: "Mbrëmë u parandalua përpjekja për sulm terrorist të regjimit të Kievit kundër objektivave në territorin e Federatës Ruse me UAV të tipit avion". Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan 113 dronë ku 73 u rrëzuan në rajonin Belgorod, 25 në rajonin Voronezh, 14 në rajonin e Kurskut dhe 1 në rajonin Bryansk, thuhet më tej në deklaratë.

Read more ...


Kërcënon Irani: Nëse Izraeli sulmon, do të hedhim në erë objektet e naftës në të gjithë Lindjen e Mesme!

Në një kohë kur Izraeli duket se po “shënjestron” si pjesë e “përgjigjes” së tij infrastrukturën prodhuese të energjisë të Iranit, qoftë në lidhje me platformat e naftës dhe gazit natyror apo edhe objektet e tij bërthamore, me synimin për ta gjunjëzuar vendin ekonomikisht, iranianët kërcënojnë se do t’i vënë flakën gjithë Lindjes së Mesme

 

Në veçanti, prej disa orësh Garda Revolucionare ka përdorur kanalet që ata kontrollojnë në Telegram për të lëshuar kërcënime që, nëse realizohen, do të nënkuptojnë “shembjen” e Lindjes së Mesme si një shtyllë energjie.

Read more ...

XS
SM
MD
LG