Lidhje


Vdekja e liderit opozitar rus, gruaja e Navalny: Putin është përgjegjës, thirrje ndërkombëtarëve ta mposhtim këtë të keqe

Gruaja e Alexei Navalny, Julia akuzoi presidentin rus për vdekjen e bashkëshortit të saj, duke thënë se ai është përgjegjës për të gjitha gjërat e tmerrshme që po ndodhin në vend. “Nuk e di nëse ta besoj apo jo këtë lajm të tmerrshëm që marrim vetëm nga burime të qeverisë ruse. Për shumë vite ne nuk mund t’i besojmë Putinit dhe qeverisë së Putinit. Ata gjithmonë gënjejnë.Dua t’i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe të gjithë njerëzve që të bashkohen dhe ta mposhtin këtë të keqe”, tha ajo.

Read more ...


Inteligjenca turke neutralizon udhëheqësen e grupit terrorist PKK në veri të Sirisë

Inteligjenca turke ka "neutralizuar" një të ashtuquajture udhëheqëse të grupit terrorist PKK në veri të Sirisë, njoftuan të premten burime të sigurisë, raporton Anadolu. Fatma Sakana, e cila iu bashkua organizatës terroriste në Iran në vitin 2006, operoi në zonat rurale të provincës turke të Sirnak midis 2010 dhe 2012. Ajo është një nga autorët e sulmit të 2 shtatorit 2012 në Sirnak, në të cilin u vranë 10 ushtarë turq. Më vonë Sakana u bë një figurë e lartë e grupit terrorist në Siri dhe Irak. Ajo gjithashtu bashkëpunoi me Duran Kalkan, një tjetër drejtues i PKK-së në Irak.

Read more ...


BE: Së shpejti do të vendosim nëse do të pezullojmë apo jo marrëveshjen tregtare me Izraelin

Përfaqësuesi i Lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se BE do të vendosë së shpejti nëse do të pezullojë apo jo marrëveshjen tregtare të bërë me Izraelin, raporton Anadolu. Në një deklaratë për gazetarët para takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve të NATO-s që u mbajt në Bruksel, Borrell tha se do të vlerësojnë çështjen e rishikimit të marrëveshjes tregtare me Izraelin të cilën e kanë kërkuar kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez dhe kryeministri i Irlandës Leo Varadkar, në një letër dërguar presidentes së Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen.

Read more ...


Ambasadori amerikan Hovenier thotë se çështja e dinarit serb ka ndikuar në marrëdhëniet SHBA-Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një deklaratë për media, ka thënë se çështja e dinarit serb ka ndikuar në partneritetin mes SHBA-së dhe Kosovës, raporton Anadolu. Hovenier tha se SHBA-ja ka shqetësime domethënëse për Rregulloren e re të BQK-së, e cila e pranon euron si valutën e vetme të vlefshme për operim. Duke i bërë jehonë fjalëve të ndihmëssekretarit të Shtetit, James O’Brien, ambasadori Hovenier tha se ai shprehu keqardhje që Qeveria e Kosovës nuk i është përgjigjur kërkesës së SHBA-së për shtyrjen e zbatimit të Rregullores së BQK-së e cila e ndikon valutën të cilën e përdorin ende serbët e Kosovës.

Read more ...


Tensione midis Kinës dhe Tajvanit : 2 persona humbën jetën pasi Tajvani përzuri një anije peshkimi

Kina akuzoi të enjten Tajvanin se "përzuri një varkë peshkimi" që më pas u përmbyt dhe rezultoi me vdekjen e dy personave, njoftuan mediat shtetërore, transmeton Anadolu. Tajvani tha se kishte kërkuar nga varka që "t'i nënshtrohej një inspektimi, por ajo rezistoi dhe u largua me shpejtësi" pranë ishujve Kinmen, një grup ishujsh në ngushticën e Tajvanit që qeveriset nga Taipei. Zëdhënësi i Zyrës së Këshillit Shtetëror të Kinës për Çështjet e Tajvanit, Zhu Fenglian "dënoi fuqishëm" autoritetet e Tajvanit për këtë rast. Anija nga provinca lindore e Kinës Fujian u gjet të mërkurën nga Roja bregdetare tajvaneze në ujërat pranë Kinmen.

Read more ...

XS
SM
MD
LG