Sulmet ajrore izraelite godasin një shkollë të OKB-së në Gazën qendrore

Ushtria izraelite kreu një sulm ajror të enjten në një shkollë të OKB-së në Gazën qendrore, nga pasojat e të cilit, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë mbeten të vrarë mbi 30 veta.Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se luftëtarët e Hamasit që morën pjesë në sulmin e 7 tetorit kundër Izraelit, po e përdornin shkollën si strehë dhe vend prej nga "drejtonin terrorin”.Zyra e medias e Hamasit hodhi poshtë deklaratën e Izraelit dhe tha se forcat izraelite kryen një "krim brutal" kundër të zhvendosurve.Sulmi ndodhi në një shkollë të drejtuar nga agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) në Nuseirat.