Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 150 të burgosur

Pas një ndërprerjeje mujore në negociata, Rusia dhe Ukraina shkëmbyen të burgosur për herë të parë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski konfirmoi shkëmbimin e 150 personave në kanalin e tij në shërbimin Telegran. "75 njerëz të tjerë nga ne u kthyen në Ukrainë," shkroi ai. Sipas Zelenskit, përveç ushtarëve të rregullt, në Ukrainë u dorëzuan edhe ushtarë të Gardës Kombëtare, roje kufitare si dhe katër civilë.Ministria e Mbrojtjes në Moskë tha se 75 ushtarët rusë të gjetur kishin qenë në "rrezik vdekjeprurës". Në këmbim, 75 robër lufte iu dorëzuan ushtrisë ukrainase.