Mbi 2 mijë njerëz u varrosën të gjallë nga rrëshqitja e dheut në Papua Guinenë e Re

Më shumë se 2,000 njerëz janë varrosur nga një rrëshqitje masive dheu në veri të Papua Guinesë së Re, ka thënë agjencia e vendit për fatkeqësitë.
Rusia "e tronditur" nga sulmi izraelit ndaj kampit të tendave në Rafah

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova ka shprehur tronditje për sulmin ajror izraelit të së dielës, që shkaktoi një zjarr dhe vrau 45 njerëz në Rafah në jug të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.Sulmi ndodhi pranë bazës logjistike të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) në Tal al-Sultan.
"Për çdo person normal, ky informacion, i konfirmuar nga faktet dhe pamjet, shkakton vetëm një reagim, tronditje", tha Zakharova në përgjigje të një pyetjeje nga Anadolu gjatë një konference për media në Moskë.
Blinken kërkon nga Izraeli "hetim të menjëhershëm" për sulmin në qytetin Rafah

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se Izraeli duhet të hetojë menjëherë incidentin në qytetin Rafah të Rripit të Gazës që la të vdekur rreth 300 palestinezë, transmeton Anadolu.
“Incidenti në Rafah ishte i tmerrshëm. Nuk mendoj se dikush që i ka parë imazhet nuk mund të ndikohet thellë prej tyre në një nivel bazë njerëzor. Ne kemi qenë shumë të qartë me Izraelin për imperativin në këtë rast dhe në raste të tjera për të hetuar menjëherë dhe për të përcaktuar saktësisht se çfarë ndodhi dhe pse ndodhi. Nëse llogaridhënia është e nevojshme, sigurohuni që të ketë llogaridhënie", tha Blinken në një konferencë të përbashkët për media në kryeqytetin Kishinau me presidenten moldave, Maia Sandu.
Sllovenia njeh shtetin palestinez, votohet të martën në parlament

Qeveria e Sllovenisë miratoi këtë të enjte një propozim për të njohur një shtet të pavarur palestinez, tha kryeministri Robert Golomb, duke ndjekur hapat e Spanjës, Irlandës dhe Norvegjisë.“Sot qeveria ka vendosur të njohë Palestinën si shtet të pavarur dhe sovran”, tha kreu i qeverisë sllovene gjatë një konference për shtyp në Lubjanë.
Masa është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të vendeve për të koordinuar presionin ndaj Izraelit për t’i dhënë fund luftës në Gaza.Në këtë kontekst, Golob bëri thirrje për përfundimin e menjëhershëm të armiqësive midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza dhe lirimin e të gjithë pengjeve.
Ushtarët izraelitë shkatërruan klinikën e UNRWA-së në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelitë shkatërruan një klinikë që i përket Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e bërë në llogarinë e mediave sociale të UNRWA-së thuhet se ushtarët izraelitë bastisën dhe shkatërruan një klinikë në kampin e refugjatëve Jenin në veri të Bregut Perëndimor.