Shaip Kamberi në parlamentin serb kërkon hetim për 135 shqiptarët e vrarë në armatën jugosllave
Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, ka ngritur alarmin lidhur me rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi, duke kujtuar se 135 shqiptarë humbën jetën në rrethana të dyshimta gjatë shërbimit në Armatën Popullore të Jugosllavisë (APJ).