Lidhje


Zëvendëskryeministri Bislimi tha se tani shtetasit kosovarë mund të udhëtojnë me pasaportë edhe në Spanjë, pa nevojën për të pasur vizë.

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se edhe Spanja i është shtuar listës së vendeve që i njeh pasaportat e Kosovës, transmeton Anadolu. Bislimi, nëpërmjet rrjeteve sociale, tha se tani shtetasit kosovarë mund të udhëtojnë me pasaportë edhe në Spanjë, pa nevojën për të pasur vizë.

Read more ...


Njohja e targave RKS nga Serbia/ Kurti: Manovër e një pushteti jodemokratik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se vendimi për heqjen e letrave ngjitëse nga targat e Serbisë mund të ndryshojë nëse ndryshon qasja apo sjellja e autoriteteve serbe për lëvizjen e lirë të automjeteve me targa RKS. Ai shton se veprimi i Serbisë për njohjen e targave RKS duhet të lexohet si manovër e një pushteti jodemokratik për mbijetesë vetjake.

 

Në një postim në Facebook, ai thekson se vendimi ka ardhur pas përdorimit dyvjeçar të çështjes së targave si pretekst nga ana e Serbisë për të tensionuar situatën e sigurisë në veri të vendit dhe si përpjekje për të ulur kritikat nga bashkësia ndërkombëtare mbi Serbinë pas parregullsive në zgjedhjet e 17 dhjetorit atje.

Read more ...


Vizita në Prishtinë, Cameron: Jemi mbështetës të Kosovës, do të ndihmoj në përpjekjet për njohje ndërkombëtare

Ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron pas takimit të zhvilluar ditën e sotme me homologen e tij, Donika Gërvalla ka shprehur mbështetje të madhe ndaj pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës. Cameron gjithashtu u shpreh se Britania do ta ndihmojë Kosovën në proceset në të cilat po kalon. Ai gjithashtu tha se Britania do të ndihmoj edhe në përpjekjet për njohje ndërkombëtare.

 

“Jemi mbështetës të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës, sovranitetit, dhe të drejtës për tu njohur plotësisht nga të tjerët si shtet sovran… Sigurisht do t’ju ndihmojmë në betejën për t’u njohur në forume ndërkombëtare, që është e rëndësishme dhe e meritoni,” u shpreh ministri britanik.

Read more ...


Kreu i opozitës serbe: Perëndimi ose të kërkojë përsëritjen e zgjedhjeve,ose të heshtë!

Presioni ndërkombëtar ndaj Beogradit zyrtar duket se nuk ka asnjë efekt praktik. Disa vërejtje për zgjedhjet, ndonjë shkrim për Aleksandër Vuçiçin si autokrat dhe kaq. Ndërkohë që opozita serbe, e përfaqësuar kryesisht edhe në sytë e pushtetit, nga Dragan Gjilas, po shprehet kritike ndaj Perëndimit që nuk arrin do të artikulojë një politikë të qartë.

 

Përmes një opinioni në “Politico”, Gjilas shprehet se nëse perëndimi nuk është në gjendje të kërkojë përsëritje e zgjedhjeve, atëherë është mirë të heshtë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG