Lidhje


U pushua nga puna, ish-punonjësi merr armën dhe shkon në kompani, vret një dhe plagos dy të tjerë

Të shtënat me armë ndaj një kompanie transporti në zonën e Glyfadës në Greqi, kanë shkaktuar viktima dhe të plagosur. Nga informacionet e para bëhet me dije se autori është i huaj dhe ish-punonjës i kompanisë, i pushuar nga puna.  Katër të vdekur, përfshirë edhe autorin, janë fundi tragjik i masakrës që ndodhi paraditen e sotme në një kompani transporti në Greqi. Një 75-vjeçai me origjinë greko-egjiptiane hyri në ndërtesë dhe vrau pronaren e kompanisë Maria Karnesi, bashkëpronarin dhe menaxherin dhe një punonjës të kompanisë.

Read more ...


Kosovë: Shuhen 397 ndërmarrje brenda tre muajsh

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave tregojnë se në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, krahasuar me tremujorin paraprak (TM3 2023) ka rënie për (-1,08%) të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM4 2022) ka rritje për 7,01% të ndërmarrjeve të regjistruara. Sa u përket ndërmarrjeve të shuara, në TM4 2023 ishin 397 ndërmarrje ose një rritje prej 5,6%, krahasuar me tremujorin paraprak (TM3 2023).

Read more ...


Plan për atentat ndaj Kryeministrit Albin Kurti në Shkup

Radio Televizioni i Kosovës raporton se ndaj Kryeministrit Albin Kurti ka patur plan për atentat gjatë qëndrimit të tij në Shkup mbrëmjen e së premtes. Burime të besueshme nga institucione të sigurisë në Kosovë, kanë thënë për RTK-në, se, menjëherë pas mbledhjes së KS të OKB-së, kanë siguruar të dhëna se nga Serbia ka përpjekje për vrasjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit në Shkup, ku ka qëndruar mbrëmë. Kryeministri Kurti, mbrëmë ka arritur në Shkup, kurse paraprakisht janë marrë të gjitha masat e sigurisë, në koordinim me institucionet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut”, raporton RTK duke ju referuar burimeve.

Read more ...


Vuçiç akuzon qeverinë e Kosovës për mosrespektim të të drejtave të serbëve/Kurti dhe Vuçiç, ballë përballë në Këshillin e Sigurimit të OKB

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka nisur pak momente më parë seanca e jashtëzakonshme për çështjen e bllokimit të dinarit serb nga qeveria e Kosovës. Mbledhja u kërkua nga Serbia duke e konsideruar vendimin e marrë në kontrast të thellë me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB.

Read more ...


Ambasadori i SHBA-ve kërcënon: Nëse Kurti nuk na dëgjon do ketë pasoja në partneritetin me SHBA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha në një intervistë për RTV21 se qeveria e Kosovës duhet ta shtyjë zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore që ndalon dinarin serb. Ai tha se as SHBA dhe as partnerët ndërkombëtarë nuk po e kontestojnë autoritetin e Bankës Qendrore dhe as Kushtetutën e Kosovës, por janë të shqetësuara me mënyrën se kjo planifikohet të zbatohet pas marrë parasysh disa realitete.

Read more ...

XS
SM
MD
LG