Ministri i Jashtëm turk paralajmëroi përshkallëzim të mundshëm në rajon

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan paralajmëroi të dielën për një përshkallëzim të mundshëm rajonal në vijim të sulmeve ajrore të vazhdueshme të ShBA-së kundër grupeve të mbështetura nga Irani. “Kur luani me zjarrin, ai zjarr mund të kthehet në zjarr në çdo moment, duke u bërë i pakontrollueshëm. Ne jemi duke u përballur me një rrezik këtu dhe çështja e pakontrollimit është para nesh si kërcënim”, tha Fidan në një intervistë për një televizioni kombëtar. Sipas Fidanit, Izraeli ka prioritet zgjerimin territorial në vend të sigurisë.
Vuçiç për sulmin e Banjskës: Nuk ra nga qielli, ishte rezistenca e popullit serb

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është ndalur te sulmi që ndodhi në Banjskë të Kosovës nga një grup i armatosur serb muaj më parë duke thënë se ajo ngjarje ishte rezistenca e popullit serb në Kosovë.Ai u shpreh se “Banjska nuk ra nga qielli”, ndërsa shtoi se faktet lidhur me rastin janë të fshehura.
Kosovë, bastiset organizata joqeveritare serbe për "veprimtari të jashtëligjshme"

Autoritetet shtetërore të Kosovës kanë bastisur hapësirat e organizatës joqeveritare serbe “Centar za Mir i Toleranciju Pristina” mbi aktivitetin e saj të dyshimtë, transmeton Anadolu. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se Departamenti i Organizatave Joqeveritare në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) ka konfirmuar se organizata “Centar za Mir i Toleranciju Pristina” nuk ka respektuar legjislacionin në fuqi mbi funksionimin e organizatave joqeveritare.
Nuk përballon vdekjen e djalit, ish-efektivi vret të gjithë familjen e më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malin e Zi në orët e para të mëngjesit të së dielës. Mediat vendase bëjnë me dije se një ish-efektiv policie në gjendje të rënduar psikologjike ka ekzekutuar familjen e tij e më pas veten. Nga të dhënat paraprake dyshohet se motivi i këtij krimi ka qenë gjendja emocionale e autorit pasi nuk përballoi dot vdekjen e djalit.
Për 100 ditë Maqedonia e Veriut do të udhëhiqet nga një kryeministër shqiptar

Për 100 ditë Maqedonia e Veriut do të udhëhiqet nga një kryeministër shqiptar, falë një marrëveshjeje që Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev nënshkruan për koalcionin BDI-LSDM 4 vite më parë. Ndryshe nga Dritan Abazoviç, politikani shqiptar që drejtoi Malin e Zi, kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi nuk është një emër që vjen surprizë në politikë. Ndërkohë Dimitar Kovaçevski dha dorëheqjen sot nga posti i kryeministrit duke i hapur rrugë qeverisë teknike që do të drejtohet nga Talat Xhaferi deri në zgjedhjet e 8 Majit të këtij viti.