Lidhje


Samiti i Ukrainës në Tiranë/ Çfarë iu bën përshtypje në këtë foto?

Fotoja më sipër është shkrepur gjatë fjalës së Edi Ramës në samitin Ukrainë – Europa Juglindore që po mbahet në Tiranë. Nëse vini re në foto, pas krahëve të Edi Ramës qëndrojnë dy nga mbështetësit e tij më të mëdhenj. I pasi është Taulant Balla, rilindasi i bërë ministër vetëm 10 vjet pasi Rilindja erdhi në pushtet. Pas tij ndodhet Alex Soros, djali i miliarderit George Soros, i njohur si mbështetës i pakursyer i Edi Ramës. Alex Soros është i pranishëm në çdo takim rajonal, sidomos kur ato mbahen në Tiranë. (fotot më poshtë)

 

Kujtojmë takimet e Open Ballkan dhe shumë takime të tjera, ku Alex Soros gjendet përherë pranë Ramës.

 

Pikëpyetja që lidhet me djalin e Soros është se në çfarë cilësie merr pjesë ky i fundit në këto takime ku marrin pjesë vetëm liderë politikë dhe drejtues shtetesh.

 

Sidoqoftë, Soros në këtë foto duket edhe më i përqëndruar se Taulant Balla në fjalën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës./LAPSI.AL 

XS
SM
MD
LG