Parlamenti Europian letër Belerit në Burgun e Fierit: Je zgjedhur nënkryetar Komisioni për Peticionet
Fredi Beleri është zgjedhur nënkryetar i dytë i Komisionit të Peticioneve të Parlamentit Evropian, gjatë procesit të sotëm për kryetarët e komisioneve të PE.Lajmin për këtë pozicion Beleri e ka marrë teksa ndodhet në qeli.“Falënderoj kolegët e mi për zgjedhjen time nënkryetar të Komisionit të Peticioneve, për të cilën u informova në burg. Është një nder i madh dhe një përgjegjësi akoma më e madhe për një eurodeputet të sapozgjedhur. Së shpejti aventura ime do të përfundojë dhe unë do të mund të kryej me votë detyrat që më kanë besuar qytetarët grekë”, thotë Beleri.
Festa kthehen në tragjedi, tre të plagosur me armë zjarri në Tiranë
Një festë është kthyer në tragjedi në Tiranë. Policia njofton se tre persona janë plagosur me armë zjarri, gjatë një feste mes miqsh e familjarësh në një lokal në “Rrugën e Kavajës”.Uniformat blu bëjnë të ditur se një 32-vjeçar mbante me vete një armë zjarr pa leje, ndërsa shkrepja ka qenë e pavullnetshme, duke plagosur tre persona.“Më datë 23.07.2024, rreth orës 01:35, janë paraqitur në një spital privat, për ndihmë mjekësore, shtetasit E. P., 36 vjeçe, A. P., 36 vjeç, dhe D. P., 34 vjeç, me dëmtime të shkaktuara dyshohet nga armë zjarri.
‘Mjafton një adresë’, PS-PD arrijnë dakordësi për votën e diasporës
Ndryshimet më të rëndësishme lidhen me dy vendime të Gjykatës Kushtetuese, mundësimi i votë së Diasporës për herë të parë në zgjedhje dhe heqja e “herësit” në përllogaritjen e mandatit të deputetit nga hapja e listave shumëemërore të partive politike.Grupi parlamentar i PS-së njoftoi të hënën se kryetari i këtij grupi, Bledi Çuçi kishte njoftuar deputetët për mundësinë e arritjes së marrëveshje politike brenda kësaj jave dhe votimin e paketës së ndryshimeve në seancën e fundit plenare të këtij sesioni, ditën e premte.“Propozimet e Grupit të Dialogut janë ende në fazë diskutimi në nivel politik dhe nëse do të ketë dakordësi atëhere këto propozime do t’i paraqiten seancës ditën e premte,” citohet të ketë thënë Çuçi në mbledhje.
Shqiptarët punojnë 8 orë më shumë se europianët
Në Shqipëri punohet mesatarisht rreth 44 orë në javë, gati 8 orë më shumë sesa në vendet e BE-së. Shqipëria renditet kështu i dyti në Europë pas Turqisë për orët më të gjata të punonjësve në punë.
Sipas anketës se forcës së punës kryer nga INSTAT, punonjësit e sektorit të prodhimit janë ata që punojnë më gjatë me 46.5 orë në javë, pasuar nga sektori i ndërtimit me mesatarisht 45.6 orë në javë.
I veshur me të zeza dhe i pa maskuar! Kamerat kapën autorin e atentatit me 3 të vrarë në Memaliaj! U tha diçka viktimave para se t’i ekzekutonte
Kamerat e sigurisë kanë zbuluar profilin e autorit të masakrës me 3 të vrarë në Memaliaj, i cili ekzekutoi me breshëri plumbash babanë e Andrea Kalemit, Shyqyr Kalemin, kamarierin e lokalit, Gledio Muka dhe një klient Marsel Çela, natën e 20 korrikut. Ndërsa i plagosur mbeti vëllai i Shyqyri Kalemit, Artur Kalemi.Kamerat e sigurisë kanë zbuluar profilin e autorit të masakrës me 3 të vrarë në Memaliaj, i cili ekzekutoi me breshëri plumbash babanë e Andrea Kalemit, Shyqyr Kalemin, kamarierin e lokalit, Gledio Muka dhe një klient Marsel Çela, natën e 20 korrikut. Ndërsa i plagosur mbeti vëllai i Shyqyri Kalemit, Artur Kalemi.