"Edhe po të jetë fëmija im do e çoj në jetimore”, flet burri i gruas që tentoi të mbytej me 4 fëmijët në Bunë!
Bashkëshorti i 27-vjeçares e cila pak ditë më parë tentoi të hidhej nga lumi Buna bashkë me 4 fëmijët e mitur, ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë.Ajet Isufi është shprehur se nuk e di se përse gruaja e tij ka marrë këtë akt, teksa ka hedhur poshtë akuzat që ka ushtruar dhunë ndaj saj.Ai është shprehur se prindërit e 27-vjeçares hedhin akuza të pabaza, teksa kërkoi që të zbardhet e vërteta.Po ashtu ai për “Shkodra Blog”, ka treguar se ka pasur një lidhje jashtëmartesore, por që gruaja e kishte falur dhe se ishin kthyer bashkë për hir të katër fëmijëve.