Sekuestrimi i pasurive të mafies thelbi i reformës në drejtësi/Kredia 1 mln lekë e dajës, zbuloi Olti Bistrin si blerësin real të makinës e dyqanit me vlerë 270 mijë euro
Një kredi prej 1 milion lekë të vjetra e marë në vitin 2015 nga Durim Dadaj, daja i ish-shefit të operacionales Oltian Bistri, ka lindur dyshime të forta mbi pasurinë e tij.Kjo kredi e marë nga daja në 2015 dhe futja e noteres në muajin Gusht 2023 brenda në ambjentet të paraburgimit të Durrësit, ku bistri lëshoi një prokurë për bashkëshorten me qëllim tjetërsimin e pasurive, kanë shërbyer si indiciet më të forta që çuan SPAK-un të hapë një hetim pasuror për Oltian Bistrin dhe familjarët e tij, duke vënë në zbatimin ligjin “Antimafia”.