Lidhje


Lushnje/ 59-vjeçari i jep fund jetës duke pirë fotoksinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje. Një 59-vjeçar në fshatin Dushk të Lushnjes, ka konsumuar fotoksinë. Si pasojë, ai është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes, ku ka ndërruar jetë.

 

“Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, është paraqitur në spitalin e Lushnjës, në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasi 59 vjeç, banues në fshatin Dushk, i cili dyshohet se ka konsumuar fotoksinë. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ky shtetas ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read more ...


Dasmë në xhaminë e Durrësit! Çifti nga Pakistani me banim në Angli, kurorëzon dashurinë në Shqipëri

Me origjinë nga Pakistani, por me banim në Angli, Javiera dhe Hasan zgjodhën Shqipërinë për t’u bashkuar në martesë me një ceremoni fetare. Së bashku me dhjetëra familjarë dhe të afërm, ata vendosën të pushojnë në Gjirin e Lalëzit dhe të krijojnë kujtimin më të bukur për fillimin e një jete të re.

 

“Jemi këtu për një dasmë. Martohet nipi im. Durrësi ishte destinacioni i pushimeve tona. Moti i mirë, plazhi gjithashtu, dhe menduam pse jo. 80 veta morën avionin nga Britania e Madhe dhe erdhën këtu për pushime dhe për dasmën, që po e bëjmë bazuar në traditat tona myslimane dhe imamin shqiptar”, tha një familjar i dhëndrit.

Read more ...


I prishën qetësinë “liderit global”, policia shoqëron aktivistët që thirrën kundër Ramës

Aktivistës e “Qendresës Qytetare” protestuan të hënën në ambjentet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe u shoqëruan në polici, ndërsa kryeministri Edi Rama po mbante një takim me drejtues të kësaj qendre mbi skandalin e Onkologjikut, ku prokuroria zbuloi një skemë abuzive me pacientët.

 

Rama i cilësoi mjekët e përfshirë në këtë skandal si “maskarenj” dhe përdori sërish termin “përgjegjësi personale”, duke larguar nga qeverisja e tij përgjegjësinë për korrupsionin në sistemin e shëndetësisë. Ai premtoi që zgjidhja do të vinte nga menaxherë të huaj, që do të asistonin autonominë e spitaleve.

Read more ...


Si i fundosi deputet-shkrimtari Ismail Kadare, Todi Lubonjën dhe Fadil Paçramin

Në vitin 1973, shkrimtari Ismail Kadare asokohe si komunist i devotshëm dhe deputet i Partisë së Punës, bëri linçimin publik të mikut të tij Todi Lubonja dhe Fadil Pacramit, nëpërmjet shkrimit të një artikulli në gazetat e kohës me titullin “Realizmi Socialist-arti i madh i revolucionit”. Me këtë linçim Kadare dëshmoi devotshtmerine e tij ndaj diktaturës komuniste, dëshmoi se ai mund të tradhetonte edhe shoket e tij te afert, por jo partine dhe “luftën e klasave në terrenin e letersise”, siç shprehet ai vetë.

Read more ...


Pse e braktisën shqiptarët e Kosovës bregdetin? Kreu i turizmit: Kemi zbuluar Greqinë

Kryetari i Shoqatës së Turizmit në Kosovë  Ruzhdi Kurtishaj i ftuar në Now me Erla Mëhillin u shpreh se shumë turistë nga Kosova po braktisin Shqipërinë për të vizituar Greqinë apo Bullgarinë.

 
Sipas tij faktor kryesor është liberalizimi i vizave për shqiptarët e Kosovës. Megjithatë Kurtishaj shprehet se shumë pushues nga Kosova nuk e shikojnë të arsyeshme një rritje prej 40% të çmimeve.

Read more ...

XS
SM
MD
LG