Lidhje


Kontrasti i LGBTQ..-izmit në lenten e hadithit të dritë-hijes

Nga Alban Gorishti/ Duke parë disa foto të protestave të LGBTQ nëpër botë, të lyer me ngjyrat e ylberit, nuk e di pse mu kujtua hadithi i dritë-hijes. Ndoshta sepse kontrastet brenda qenies së një njeriu me prirje të tjetërsuara seksuale i shëmbëllejnë tamam atyre "blloqeve" të ngjyrave që aktivisti i tillë mban në fytyrë.
Faktet më të vërtetuara në lidhje me homoseksualitetin tregojnë për shkakësi zhvillimore-psikologjike, jo gjenetike apo biologjike. Përgjithësisht infot aktuale të propagandës LGBTQ janë tërësisht të gabuara pasi homoseksualizmi nuk është gjëndje e lindur dhe as e trashëguar. Sipas psikiatërve një korrelacion shkakësor, i mirë vendosur është "neuroticizmi" ose paqëndrueshmëria/papjekuria emocionale por jo domosdoshmërisht ato të prodhuar nga diskriminimi, edhe pse ky i fundit ka hisen e vet në proceset tranzitive të mjerimeve emocionale, mjekësore dhe morale të njerëzve me tendenca jo të natyrshme. Po ashtu ata përcaktojnë si faktor tjetër të lidhur ngushtë me homoseksualitetin, çekuilibrin në ndërveprimin prind-fëmijë, veçanërisht format e ndikimit të tepërt të prindit të seksit të kundërt në kombinim me një marrëdhënie të mangët me prindin e të njëjtit seks .

 

Sindroma prek jo vetëm dimensionet emocionale, por edhe morale dhe shpirtërore të psikikës dhe nëse dominon në sferën jetësore, çon në përkeqësim të përgjithësuar të personalitetit. Dëshmitë dërrmuese tregojnë për "psikologjinë", domethënë, për historinë psikologjike të jetës së personit, përvojat e tij të fëmijërisë dhe adoleshencës, dhe marrëdhëniet e tij me familjen dhe bashkëmoshatarët.


Personalisht do shtoja se përderisa ky është një tjetërsim i mëvonshëm, pas moshës së pubertiteit të hershëm, atëherë do thoja se faktori dominant mbizotëron pikërsisht tek funksionet dhe dimensionet socio-psikike më tepër sesa ato të lindura. Gjithsesi, inferioritetet reale ose të imagjinuara, padrejtësia, refuzimi ose një situatë poshtëruese, vetëdramatizimi i brendshëm, vetëviktimizimi, revolta, zemërimi - dhe reagimet mbikompensuese të shoqëruara, të tilla si vetëvlerësimi i ekzagjeruar, kërkimi i njohjes, vëmendjes dhe dashurisë ndaj të njëjtit seks, bëhen si një natyrë e dytë, një personalitet i dytë, "një fëmijë (ose adoleshent) i brendshëm".


Është transmetuar se njeriut nuk i lejohet të ulet me gjysmën e trupit në hije dhe gjysmën tjetër në diell (sipas Islamit) . “Pejgamberi, alejhi selam, e ka ndaluar uljen mes hijes dhe diellit.” Ibn Maxheh, E ka saktësuar shejh Albani . Ndërsa në një transmetim tjetër ai e urdhëron personin që ishte në gjysëm dritë gjysëm hije të rri tërësisht në hije. Dijetarët thanë se një nga arsyet e këtij ndalimi është se personi mundet të dëmtohet rëndë për shkak të efekteve të ndryshme të kundërta mbi të. Kjo është e dëmshme për shëndetin e njeriut, sepse trupi i nënshtrohet dy ndikimeve të kundërta në të njëjtën kohë: njëra pjesë është e ekspozuar ndaj nxehtësisë së diellit dhe pjesa tjetër ndikohet nga freskia e hijes, e cila mund të bëjë që sistemi nervor të njeriut të mos funksionojë siç duhet. Pra ky hadith flet për ekzistencën e një pabarazie në trup që mund ta dëmtojë atë. Kjo pra i atribuohet forcave të kundërta që vijnë në ekzistencë.


Po ashtu pejgamberi alejhi selam ka tërhequr vëmendjen ndaj një fenomeni tjetër kundërshtues, që është rruajtja e një pjese të kokës dhe lënia e një pjese të saj. Pejgamberi, alejhi selam, ka urdhëruar që të rruhet tërësisht ose të lihet tërësisht.


Ndërsa e shoh të arsyeshme të përcillet edhe një dobi tjetër nga hadithi i uljes në mes hijes dhe dritës, pasi kjo është mënyra se si qëndron shejtani, sepse Pejgamberi, alejhi selam, e ndaloi uljen pjesërisht në diell dhe pjesërisht në hije duke thënë: “Në këtë mënyrë qëndron shejtani.” Ahmed, Saktëson shejh Albani. Kjo është e ngjashme me ndalimin e imitimit të shejtanit në ngrënien dhe pirjen me dorën e majtë. Ndaj ky fenomen i përshkruhet shejtanit sepse ai është ai që e shtyu atë të ulet ashtu. Kjo duke qenë se atij i pëlqejnë kontradiktat dhe kontrastet e mëdha, për shkak të vet natyrës së tij dhe funksioneve biologjike. Ndaj tenton ta shtyjë edhe njeriun drejt situatave dhe kontrasteve të jashtme të cilat në fund kanë një ndikim të habitshëm tek e brendëshmja njerëzore."..dhe premtoju atyre, po shejtani nuk u premton tjetër, përveç mashtrim"Isra 64.


Këtu nuk mundet të mos përmendim edhe rolin që djalli ushtron mbi individin, mbi emocionet dhe komplekset e tij të brendëshme (e argumentuar sipas fesë), apo edhe mbi ambjentin apo shoqërinë ku i tilli jeton. Kështu kjo pabarazi në ndikimet që ai ka tek njerëzit është e varur edhe nga problemet e tjera të vet individit apo familjes, duke i krijuar atij/asaj personalitete bipolare si pasojë e këtij oksimoroni që shpesh ndodhet tek të gjithë njerëzit në formën e egocentrizmave të ndryshëm. Pas kësaj çrregullimet individuale shtohen duke krijuar patologji të rrezikshme në formën e "viruseve" të cilat shfrytëzojnë "ajrin" (mediat, getot etj) për të shtrirë ndikimin tek e tërë shoqëria. Në këtë mënyrë ato që dikur ishin thejsht dritë hije momentale të karakterit, shndërrohen në sëmundje që prekin psikikën e një pjese të mirë të shoqërisë, kuptohet ata tek të cilat forcat që kundërshtojnë njëra tjetrën janë më ndikuese sesa tek të tjerët.
Nga ajo që është vënë re tek njerëzit që kanë prirje të tilla, figura e babait "të munguar psikologjikisht" shoqërohej me ndikimin e tepërt të nënës (apo anasjalltas), në shumë variante, prej tyre: mbizotërim, ankth i tepruar, mbimbrojtje, përqendrim, kënaqësi, ndërhyrje/kontroll, favorizim, përkëdhelje, infantilizimi, ngjitja pas djalit, trajtimi i tij padashur si vajza që ajo kishte preferuar në vend të tij, (apo djali që do kishte dashur) etj.Pastaj duhet thënë se shumicës së fëmijëve dhe të rinjve para-homoseksualë u mungon një atmosferë e shëndetshme dhe e gëzuar në shtëpi.


Në zhvillim, adoleshentët duhet së pari të ndjejnë se i përkasin botës së seksit të tyre dhe të identifikohen me besim me seksin e tyre, duke shmangur çdo "dritë-hije" karakteriale apo sociale, duke qëndruar në dritën e identitetit të tyre pa u shmangur në errësirën e forcave të kundërta brenda tij, të cilat përpiqen ti ndërrojnë identitetin e tij bazik, atë gjatë fëmijërisë së hershme kur ngjyrat ishin të përcaktuara, bluja për djemtë dhe rroza për vajzat, ndërsa ngjyrat e tjera janë dritë-hije të një ylberi aktivistësh të ushqyer nga narrativa të gabuara globaliste.


Reagimet e dyfishta të keqardhjes për veten, më së shumti e kanë origjinën në para-adoleshencë dhe në adoleshencë. Ndaj duhet kujdesi i njerëzve, shoqërisë, shkollës, që këto dritë hije karakteriale të minimizohen apo të trajtohen terapeutikisht, duke mos anashkaluar edhe rolin e klerikut fetar në tërësinë e kujdesit psikologjik i cili është aq i domosdoshëm për të dalë nga përplasjet e mëdha sociopatike por edhe ato të nivelit bipolar të nefsit. E në këtë pikë feja (islame) zotëron armë të jashtëzakonshme në trajtimin por mbi të gjitha parandalimin e këtyre fantazive adoleshenciale të dëmshme.


Terapeutikisht, një qasje holistike, duke trajtuar njëkohësisht komponentët emocionalë, moralë dhe shpirtërorë të psikikës, ofron mundësinë më të mirë për të kapërcyer homoseksualitetin. De-egocentrizimi dhe pjekuria e personalitetit, duke përfshirë zhvillimin e burrërisë/feminilitetit të pjekur, janë qëllimet e terapisë së suksesshme. Neurozat e karakterit nuk duhet të jenë faktor pengues të ndryshimit, duke mos harruar se alternativat e shërimit nga veset e vetes gjenden të rënjosura në burimet fetare para së gjithash. Në këtë përpjekje, dimensionet morale, shpirtërore dhe fetare të psikikës duhet të përfshihen dhe aktivizohen: nevoja e natyrshme e shpirtit për Zotin, ndërgjegjja e tij morale dhe dëshira e pavetëdijshme për pastërtinë morale, fuqitë shëruese të lutjes dhe kërkimin e pendimit. Ndaj në këtë sens kura nëpërmjet postulateve të religjonit është pikërisht të ndjekësh këshillën profetike "rri tërësisht në hije", mos harroni se të kundërtat i stimulon që në vegjëli armiku i përbetuar (djalli), ndërsa kurthi më i madh i tij është ti bënte njerëzit që të besonin se ai nuk ekziston.

 

Pra përpiquni të trajtoni që herët dritë-hijet para se ato të cënojnë vetë ekzistencën, shpirtëroren. Ndërkohë që ne jemi qenie emotive, ndaj edhe shoqëritë nuk zhvillohen dot dhe as nuk ecin dot në rrugën e progresit të vërtetë, nëse ky aspekt i njeriut anashkalohet, harrohet. Ndaj kuroni kundërshtitë para se të bëhen patologji të pashëueshme. 

 

XS
SM
MD
LG