Nënat surrogato dhe konflikti në Palestinë: Një lidhje raciste që vetëm pastor Akili mund ta bënte
Friday, 10 May 2024 00:42
Nga Stavro Xhardha/ Si fillim, teoritë rraciste nuk kanë vend në bibël. Kristjanët kanë të drejtë të diskriminojnë midis atyre që janë kristjan ose jo, por format e tjera janë absolutisht të papranueshme. Në këtë version të biblës si po e shpjegonte dhe pastori, Sarah, gruaja e Abrahamit, meqë nuk bënte fëmijë i dha leje të shoqit të flinte me shërbëtoren e tij, Haxheren. Kjo sipas pastorit ishte gjeneza e nënave surrogato, ku nga ky bashkim, lindi profeti Ismail (për të krishterët Ismaili nuk është profet fare).
Për shkak të kësaj - si vazhdon dhe pastori - lindi sherri në shtëpinë e Abrahamit derisa Sarah e urdheron të shoqin ta përzërë Haxheren dhe Ismailin. Fundi i historisë: Ismaili krijon popullin arab, ndërsa Zoti Abrahamit i jep një bir tjetër nga Sarah, Isakun, duke krijuar popullin e Izraelit.
Tani - gjenialiteti - rrënja e konfliktit në Palestinë, na paska qenë ky incident. Sipas pastorit, një nënë surrogato prodhoi konflikte globale. Fale Zot, se pasha madhështinë tënde, unë nuk e falja dot.
Gabimi i parë: që ta kuptojnë dhe kungujt që e ndjekin pastorin me kërshëri dhe nuk u lëviz qerpiku kur flet se është karizmatik e simpatik: Haxherja nuk ishte nënë surrogato, sepse Ismaili nuk u quajt kurrë bir i Sarës, por bir i Abrahamit (dhe i Haxheres). Së dyti, ligji hebre dhe ai islam më vonë, robëreshës, shërbëtores, në rast se bën fëmijë me burrin e shtëpisë i jep automatikisht statusin e gruas.
Gabimi i dytë: Palestinezët nuk vinë nga Ismaili. Nuk janë arabë. Në Palestinën historike janë allasoj popujsh e fisesh, porsi hebrenjtë. Po, flasin arabisht dhe janë popuj modern arab, por nuk kanë as tipare dhe as gjak nga linja e Ismailit. Arabët origjinalë vinë nga linja e Adnanit dhe Kahtanit me prejardhje nga Jemeni, martesa e një vajze nga fisi Xhurhum me Ismailin alejhi selam. Palestinezët janë fise që u pushtuan nga kalifati arab dhe u konvertuan në islam. Këtë që them unë, nuk e koncepton dot njeri sot dhe mund të thuhet që qënka çmendur Stavro fare, por kjo është e vërteta: Palestinezët ka gjasa janë po aq nga linja e Isakut dhe Jakobit sa janë dhe izraelitët. Me pak fjalë, ata nuk po vrasin arab atje, por po vrasin vëllezërit e tyre.
Pastaj, përse i frymë zjarrit për luftë, kur në historinë e biblës, Ismaili martohet me mbesën e Isakut, vajzën e Esaut. Kur do pastori, i gjen këto lidhjet për paqe. Kur nuk do, i fut një nënë surrogato e një makaronë me kukurrec që se merr vesh i pari të dytin.
P.S. Nëse kjo është llogjikë biblike i bie qe 12 fiset e izraelit nga 12 femijet e Jakobit qe i kishte me kater gra të ndryshme të cilat mundet të kishin statuse të ndryshme (përfshi edhe skllaven e thjeshtë) paskan ardhur nga surrogacia. Pra i bie që edhe populli hebre të ketë gjenezë surrogate (Shënim i redaksisë)