Lidhje


A do të çojë "shkelja e marrveshjes së Gazës" drejt një shteti sovran palestinez ashtu sikurse çoi shkelja e marrveshjes së Hudejbijes drejt një shteti historik islam?!

Nga Alban Gorishti

 

Në vitin 628 të erës sonë, u nënshkrua traktati i Hudejbijes; konsiderohet si një pikë referimi në historinë e Islamit. Ajo që ndodhi në Hudejbije ishte një lloj traktati paqeje i nënshkruar nga idhujtarët e Mekës dhe muslimanët. Ai u nënshkrua në rajonin e Hudejbijes, që ndodhet rreth4.5 km larg Mekës, duke pranuar kështu barazinë e muslimanëve si partnerë negociues.

 

Profeti Muhamed, a.s, u bëri thirrje pasuesve të tij që të kryenin Umren, haxhin, duke u inspiruar nga një ëndërr që ai kishte parë kështu së bashku me 1,400 nga shokët e tij përshkruan rrugë të gjatë derisa mbrritën afër Mekës. Kështu ata erdhën në paqe të përkushtuar për të kryer një detyrë fetare.  Kur idhujtarët e Mekës i penguan ata të hynin në qytet, karvani, i udhëhequr nga Profeti Muhamed, vendosi të qëndronte në Hudejbije dhe fushoi atje. Pas thashethemeve në lidhje me përgatitjet e mekasve për luftë, Profeti Muhamed, a.s u dërgoi një mesazh duke thënë se ata nuk kishin ardhur për të luftuar.

 

Gjithsesi pa dashur ta zgjas narrativën historike,  pas një diskutimi të gjatë më në fund doli një traktat ndërmjet paganëve të Mekës dhe muslimanëve. Marrëveshja në fillim dukej si një zhvillim negativ për myslimanët, por më vonë doli të ishte një fitore e madhe.

 

Muslimanët u lejuan njëlloj të bënin aleanca me fise të tjera. 10 vitet e armëpushimit me mekasit ishin një mundësi unike për të përhapur Islamin . Në mjedisin e qetë që dominoi pas traktatit, numri i muslimanëve filloi të rritet. Falë këtij traktati, u hap rruga për krijimin e shtetit të parë historik islam, i cili u materializua dy vjet më vonë kur u prish armëpushimi nga ana e paganëve, sepse Benu Bekri, një aleat i Kurejshëve, sulmoi Benu Khuza'a, të cilët aleatë të muslimanëve dhe sipas marrveshjes sulmi sikur edhe ndaj një pjestari të palës aleate do të thoshte sulm ndaj tërësisë dhe rrjedhimisht prishje e traktatit.

 

Në vitin 9 të hixhrit u shpall edhe fillimi i sures Teube pak më pas se pejgamberi Muhamed të dërgonte Ebu Bekrin në Meke për të kryer haxhin si udhëheqës i muslimanëve. Kështu pejgamberi a.s dërgoi së bashku me Ebu Bekrin edhe Aliun për të shpallur botërisht ajetet dhe rrjedhimisht pasojat e prrishjes së marrveshjeve dhe pakteve të cilat janë thelbi i mardhënieve ndërnjezore dhe ndërfetare...  

 

Shokët i thanë pejgamberit a.s : “Dërgoja Ebu Bekrit , që ai ta shpallë atë me rastin e Haxhit. Ai u përgjigj: "Rëndësia dhe natyra e deklaratës kërkon që kjo të shpallet në emrin tim nga dikush nga familja ime." Rrjedhimisht, ai ia besoi këtë detyrë Aliut dhe e udhëzoi atë që ta shpallte atë haptazi para haxhinjve dhe gjithashtu t'i bëjë këto katër njoftime: (1) Askush që e refuzon Islamin nuk do të hyjë në Xhenet. (2) Asnjë mushrik nuk duhet të kryejë haxhin pas këtij viti. (3) Është e ndaluar të lëvizësh rreth Qabes në gjendje të zhveshur. (4) Kushtet e traktateve që janë ende në fuqi (d.m.th. me ata që nuk i kanë thyer marrëveshjet e tyre me të Dërguarin e Allahut deri në atë kohë) do të respektohen me besnikëri deri në skadimin e afatit të traktateve.

 

Kjo deklaratë e shfuqizimit të marrëveshjeve me mushrikët është bërë në përputhje me ligjin e urdhëruar në suren El-Enfal: 58 (Nëse ti e heton tradhtinë e një populli (ndaj marrëveshjes), atëherë edhe ti ua hidh atyre (marrëveshjen) në mënyrë të njëjtë, sepse All-llahu nuk i do ata që tradhtojnë (fshehurazi)).  në lidhje me popullin tradhtar, sepse është tradhti nga pikëpamja islame të bësh luftë kundër çdo populli me të cilit ishte bërë një traktat paqeje, pa deklaruar hapur se traktati ishte ndërprerë. Kjo është arsyeja pse një shpallje e shfuqizimit të traktateve ishte e nevojshme kundër atyre klaneve që kurdisnin kurdoherë komplote kundër muslimanëve, pavarësisht nga traktatet e paqes që kishin bërë.  

 

Duhet thënë se muslimanët anjëherë në historinë shekullore të islamit nuk i kanë thyer paktet dhe marrveshjet ashtu sikurse edhe pejgamberi e speciffikoi në thirrjen që i drejtoi mekasve nëpërmjet Aliut. Nëse në Hudejbije (6 H) muslimanët që shkuan me pejgamberin a.s numëronin vetëm 1500 njerëz pas dy viteve nga ky pakt, në çeljen e Mekës ata ishin mbi 10 mijë . Nëse dje palestinezët ishin të dobët, të pakët, të panjohur, të keqkuptuar sot pas më se 1 viti luftë dhe shumë fataliteteve fituan simpatinë e një botë të tërë . Sot me miliarda njerëz dëshirojnë së paku zgjedhjen me dy shtete, pavarsinë e popullit të vuajtur palestinez dhe vendosjen e paqes në ato vende.Sot ushtria zioniste në mesin e armëpushimit ka qëlluar civilët në Gaza duke vrarë një civil dhe plagosur shumë të tjerë. Sot moralisht marrveshja u prish në pabesi dhe shkelje të çdo konvente të njohur dhe ratifikuar nga të gjitha palët. Shkelja e marrveshjeve është bërë gjithnjë nga ata që nuk kanë as din dhe as iman, ata që për nga konfigurimi shpirtëror i ngjasojnë më tepër paganit sesa fetarit që beson në të Mëshirëshmin dhe sakralen.

 

Marrveshja e Hudejbies më kujton po ashtu si muslimanët u bënë “një dorë” për të mbrojtur nderin dhe shenjtërinë e një besimtari tjetër (Uthmanit) ashtu sikurse, muslimanët sot duhet të ndjejnë të njëjtën gjë për besimtarët e tjerë anembanë globit duke shfaqur aleancë, kujdes ndaj kauzave të përbashkëta dhe dhimbshuri për njëri-tjetrin.

 

Ky angazhim i besimtarëve poshtë pemës dhe respektimi i marrveshjes, edhe pse i hidhur për ta, shpuri në shpalljen e ajetit të fitores “Vërtet, Ne të kemi dhënë ty një triumf të qartë o Pejgamber i Zotit” (Surja Fet-h). Kështu historia ka treguar se shkelësit e marrveshjeve kanë shijuar hidhtësinë e tradhëtisë së tyre herët a vonë teksa respektuesit e tyre edhe pas një kohe kanë shijuar ëmbëlsinë e fitores dhe triumfit të merituar.

 

Ashtu sikurse shkelja e marrveshjes së Hudejbijes çoi në formimin e shtetit historik islam ashtu edhe shkelja e marrveshjes së Gazës do të çojë pashmangshëm në ngritjen dhe  njohjen e shtetit palestinez.

 

XS
SM
MD
LG