Frustrimi (zhgënjimi) seksual MecGonigal dhe qeveria të "frustruarve" (zhgënjyerve) nga hiperaktiviteti lobist.
Jo çdo gjë që na vjen nga matanë oqeanit është pozitive, madje do thoja modelet perverse që shpesh shohim të importuara nga jashtë e kanë zanafillën nga një sistem i cili nuk ka më në bazën e vet familjen apo moralin, por frustrimin dhe hiperseksualitetin korruptiv. Kjo e fundit ndoshta është edhe nyja lidhëse midis çdo sistemi manipulativ i cili e përdor emrin e familjes dhe kombit për të justifikuar ëndrrat me demokraci dhe liri sublime, por në të vërtetë ajo që quhet ëndërr është thejsht një "podkast" fetishistësh.
Skandali MecGonigal na dëshmoi se imazhet me kollare dhe duar të pastra janë manipulime djallëzore të një sistemi i cili në të vërtetë maskon tjetërsime shpirtërore dhe kanalizime të ulëta mendore.
Ato që kanë dalë nga hetimet e fundit na tregojnë se perversët e gjejnë njëri tjetrin edhe nëse një oqean i madh i ndan mes veti. Kujtojmë se Charles McGonigal, një ish-shef i kundërzbulimit në Byronë Federale të Hetimeve, u akuzua se përdori pozicionin e tij (me paratë e paguara nën dorë nga regjimi i Tiranës) për të goditur opozitën dhe për të hapur sipas dëshirave të Kryeministrit shqiptar hetimin e parave ruse që Lulzim Basha pagoi për lobistin Nik Muzin.
Së fundmi kannë dalë në dritë disa deklarata të reja nga e dashura sekrete e ish agjentit të FBI-së , deklarata mjaft skandaloze që kanë të bëjnë me jetën e tyre private . Këto na dëshmojnë relitete që shpesh i kujtonim pjesë të fictionit, pra vetëm të asaj që na serviret nga ekrani si dëshmi e lirisë dhe modernizimit tejoqeanik.
E dashura e MecGonigal dëshmoi për Daily mail, një profil tjetër nga ai i politikanit të cilin pasi e kanë shëtitur dhe ekspozuar nëpër Shqipëri në baret që sëra e tyre frekuenton, njerëzit e Ramës kanë filluar aksionin. Ata janë takuar ‘kokë më kokë’ me emra të njohur të biznesit, prokurorë e gjyqtarë dhe u kanë treguar se gjoja McGonigal ndodhet në Tiranë për ta dhe se shteti amerikan ka hapur dosjet dhe është gati ti shpallë “non grata”.
Elisoni, e dashura e MecGonigal, thotë se :"“Charlie ishte spektakolare në seks… ai donte të kryente marrëdhënie seksuale tre, katër dhe madje pesë herë në ditë”. Po ashtu ajo shton se: “Ne filluam ta emërtojmë seksin. Kështu që sapo të vinte moti i ftohtë, ai dilte dhe merrte kafen time në mëngjes dhe kthehej në shtëpi dhe thoshte, është koha e seksit latte me mente ose seksi latte me kungull, ose çfarëdo shije”. Madje fetizhizmi i një lobisti të tillë i kalon edhe ndjenjat apo ambjetet më të pastra familjare duke mos u mjaftuar me perversitetin e përsëritur por duke gravituar në humnerat më të errëta të shpërthimeve epshore. Ajo tregon po ashtu se:" Një herë ishte 18-vjetori i vajzës së tij Sara, dhe ai tha seksi i ditëlindjes së 18-të të Sarës dhe unë mendova se kjo ishte pak e çuditshme".
Faktikisht kjo nuk është afera e parë "fetishiste" në të cilën "qeveria Rama 2" përfshihet, qoftë edhe në distancë, por dikush me të drejtë do të pyeste, përse e përfshin këtë skandal në mesin e atyre të tjerëve? Kujtojmë Shukriun, Safetin, Mimi Kodhelin si “femër striptease” në Greqi, Ditmir Bushatin si klient i shtëpive publike në Brazil, ndërsa për Saimir Tahirin, Damian Gjiknurin dhe Ilir Beqen Berisha tha se “Tirana dhe Saranda gumëzhijnë deri dhe me baste ne klube dhe kafene” se ato janë ministrat e filmuar nga Klemend Balili në hotelin Santa Quaranta. Mos të flasim për akuzat dhe perversitetet që qarkullojnë për jetën e vet Kryeministrit.
Thuhet se energjia (e keqe apo e mirë) është si ato retë që furnizohen me nxehtësinë, të ftohtin apo thatësinë për tu mbledhur dhe kështu lëshuar shiun apo stuhinë aty ku më së tepërmi ka ngarkesë atmosferike, ndaj në këtë sens ajo që qeveria Rama ka mbledhur këto kohë është e barazvlefshme me erërat të cilat formojnë tornadot e kategorisë 5, ato ku shpejtësia e erës arrin deri në 261 - 318 km. Por për shkak se toka është shumë e thatë ato nuk kanë më cfarë të shkatërrojnë. Pra ngjashëm morali i kësaj qeverie është i barabartë me brekët e shukriut apo g..en e Gjicit ndaj forca destruktive e këtyre skandaleve nuk ndihet as sa një fllad i lehtë ere.
Sipas fjalorëve mjeksor, një person që përjeton zhgënjim seksual mund të fillojë gjithashtu të shfaqë sjellje të pamatura. Në një përpjekje për të kënaqur dëshirat e tij seksuale, mund të përfshihet në aktivitete seksuale të rrezikshme,të pamatura, perverse të cilat mund të çojnë në rezultate të pakëndshme shëndetësore, si infeksioni seksualisht i transmetueshëm apo shtatzënia e padëshiruar. Në këtë rast rasti MecGonigal "ka lënë" shtatzan një shoqëri të tërë, por shtatëzani që do të sjelli në jetë kopilat e një sistemi që kemi ndërtuar të gjithë së bashku, kush më pak e kush më shumë. Por që vezët e të cilit na vijnë nga matanë oqeanit, ndaj pyetja që lind është e natyrshme, a duhet të marrim pa rezerva cdo gjë që na vjen nga perëndimi kur rrugët infektive të këtij transmetimi janë të shumta? A janë modelet e perëndimit ato që e ruajnë natyrën njerëzore? Po ashqipërinë a e ndihojnë?
Në takimin që pati në Shkodër me studentë të Universitetit Luigj Gurakuqi, kreu i SPAK, Altin Dumani la të kuptohet se do ta thërrasë Ramën për ta pyetur për dosjen “McGonigal” dhe se nuk intimidohet nga pushteti që e vesh kostumi i kryeministrit.
A do të vazhdojë të jetë Edi Rama mbi ligjin? Po qeveria e të "frustruarve" seksualisht?